KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden i kërkon Kongresit ta pezullojë taksën e karburantit
Botë

Biden i kërkon Kongresit ta pezullojë taksën e karburantit

Kosova News
Kosova News 19:57 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i kërkoi sot Kongresit të miratojë një pezullim tremujor të taksës federale të karburantit, në mënyrë që të ulë çmimet rekord në pikat e karburantit dhe të ndihmojë familjet amerikane gjatë verës.

Biden u bëri thirrje gjithashtu shteteve individuale federale që të heqin përkohësisht taksat e tyre shtetërore të karburantit, të cilat shpesh janë më të larta se ato federale, dhe u kërkoi prodhuesve më të mëdhenj të naftës të paraqesin ide se si të rinovojnë kapacitetet e rafinimit të naftës në takimin e ardhshëm me ministren e Energjisë Jennifer Grenholm.

Heqja e përkohshme e taksës federale për benzinën prej 18,4 cent për galon (rreth 3,8 litra) dhe 24,4 për naftën, kërkon miratimin e Kongresit, prandaj kërkesa e Bidenit është kryesisht simbolike, transmeton Zëri i Amerikës.

Disa shtete, si Nju Jorku dhe Konektikati, kanë hequr tashmë përkohësisht taksat shtetërore të karburantit, ndërsa të tjerë kanë shqyrtuar ide të tilla si rimbursimet dhe ndihma direkte.

Rafineritë po përpiqen të plotësojnë kërkesën globale për naftë dhe benzinë, duke çuar në rritje të mëtejshme të çmimeve dhe mungesa.

Çmimet mesatare të karburanteve në stacionet e karburantit janë aktualisht afër pesë dollarë për galon, dhe kërkesa në rritje ka përkuar me një humbje prej rreth një milion fuçi në ditë të kapacitetit të prodhimit.

Në tri vjetët e fundit, shumë fabrika janë mbyllur pasi kërkesa ka rënë në kulmin e pandemisë./kp/

Gjithashtu lexoni:

Spanja me rregulla të reja për turistët

SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit

Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme

TAGGED: çmimet, naft, shba, taksa
Kosova News 22/06/2022 22/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Spanja me rregulla të reja për turistët
18:05 -08/06/2025
Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos
17:32 -08/06/2025
SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit
17:10 -08/06/2025
Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani
17:07 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?