KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Betohen 69 juristë të rinj, Berisha u kërkon të jenë “të pathyeshëm” në misionin e drejtësisë
Siguri

Betohen 69 juristë të rinj, Berisha u kërkon të jenë “të pathyeshëm” në misionin e drejtësisë

Kosova News
Kosova News 19:33 -22/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda e Avokatëve të Kosovës ka mbajtur ceremoninë e Betimit Solemn për 32 avokatë dhe 37 praktikantë, në të cilën kryetari i Odës, Besnik Berisha, u kërkoi juristëve të rinj ta mbrojnë me dinjitet petkun e avokatit dhe të jenë të qëndrueshëm përballë sfidave profesionale, raporton Ekonomia Online. 

Berisha tha se ky betim i bën ata pjesë të sistemit të drejtësisë dhe depozitues të një përgjegjësie që prek jetët e qytetarëve.

“Ata që më njohin e dinë se unë nuk përgatis transkripte, sepse ajo që them buron nga brendësia. Të dashur prindër, ju jeni pjesa më e rëndësishme. Ata sot marrin mbi supet e tyre një përgjegjësi të madhe, sepse fjala e tyre prek jetët e njerëzve. Ata që veshin petkun e avokatit duhet ta mbrojnë atë, sepse bëhen pjesë e një familjeje prej mbi 1500 anëtarësh. Jam i nderuar që sot kemi këtu gjyqtarë, prokurorë, ish-gjyqtarë dhe njerëz që kanë pasur funksione të rëndësishme deri në nivelin e përfaqësimit të shtetit, ashtu siç e kërkon kushtetuta”, tha ai.

Ai theksoi se avokatët e rinj po hyjnë në një profesion ku nuk mjafton interpretimi i ligjit, por duhet angazhim aktiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe funksioneve demokratike të shtetit. Sipas tij, Oda e Avokatëve do të mbetet mbështetje e pandashme për secilin prej tyre.

“Për disa, ky proces mund të duket i thjeshtë, por ky betim ju bën të veçantë: ju bëheni pjesë e sistemit të drejtësisë dhe i shërbeni qytetarit, misionit dhe funksionit tuaj. Petkun e avokatit mos e lejoni të nëpërkëmbet, sepse misioni ynë është i përbashkët, të drejtat themelore të njeriut janë themeli i demokracisë”.

“E di që shumë prej jush nesër do të përballen me sfida të mëdha dhe duhet të jeni të pathyeshëm. Misioni ynë është të mos heshtim, të mos dorëzohemi dhe të mos jemi vetëm interpretues, por edhe kritikë e promovues të asaj që na besohet. Për avokatët e rinj kam një porosi: Oda e Avokatëve është shtëpia juaj. Secili që është licencuar para jush është anëtari ynë. Kam pasur fatin të zgjedhem kryetar i Odës së Avokatëve në mesin e bashkëpunëtorëve dhe profesionistëve, dhe zotimi im, në emër të të gjithëve që kam pas vetes, është ky: ju nuk jeni vetëm, dhe kur të keni nevojë për ndihmë, ndihmën do ta gjeni tek ne,” tha ai.

Pas fjalës së tij, Berisha bashkë me avokatët e rinj zhvilluan ceremoninë e betimit

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Kosova News 22/11/2025 22/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?