KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Betohen 17 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes, Osmani: Kosova dhe ShBA ndajnë vlera të njëjta
Politikë

​Betohen 17 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes, Osmani: Kosova dhe ShBA ndajnë vlera të njëjta

Kosova News
Kosova News 13:34 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Është bërë betimi i shërbimit për 17 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë. Vullnetarët kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit dhe zyrtarisht fillojnë shërbimin e tyre vullnetar për dy vjet në Kosovë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për lidhjen mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çka ka thënë se vendet ndajnë vlera të përbashkëta.

“Nga lajmet e kohëve të fundit me siguri e dini që kjo është periudhë e zënë për zyrat tona, por kur përmendet Korpusi i Paqes me padurim vijmë këtu për të shprehur kënaqësinë tonë për punën tuaj”, ka thënë Osmani.

“Me këtë mesazh përçojmë sot- lidhjen e fortë të bashkimit, promovimit dhe vlerave që i kemi të përbashkëta dhe në të cilat besojmë. Lidhja e përbashkët mes shteteve tona nuk është rastësi, shtetet tona bashkohen me një ambicie te njëjtë, gatishmëri për të performuar më mirë por mbi të gjitha vlera të përbashkëta”, ka thënë presidentja e vendit.

Carolyne Siganda, drejtoreshë e Korpusit të Paqes në Kosovë tha se vullnetarët janë njohur me kulturën shqiptare dhe atë serbe dhe të njëjtit tani pas trajnimit mund të shkruajnë dhe komunikojnë të dy gjuhët.

“Qëllimi i Korpusit të Paqes është të promovojë paqe ju përfaqësoni 15 shtete të Amerikës dhe institucione të edukimit në Amerikë, dhe qëllimi juaj është sjellja e diversiteteve të cilat e di që do t’i ndani me Kosovën. Pathyeshmëria e juaj që e keni shfaqur në Kosovë është e jashtëzakonshme, keni dhënë kontribut për shkollat dhe organizatat”, ka thënë ajo.

Zëvendësshefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alyson Grunder, tha se e veçanta e kësaj është shkëmbimi i përvojave mes komunitetit amerikan dhe atij në Kosovë.

“Jeta në Korpusin e Paqes nuk do të jetë e lehtë, nuk do të ketë pagë apo mëditje. E di që kur dëgjoni për progresin e arritur për këto 11 javë në trajnim keni zhvilluar shumë shkathtësi. Keni kaluar kohë në Dragash dhe Prizren duke u zhytur në kulturën lokale. Shumë prej jush do të jepni mësim në shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë, puna juaj do të jetë shkëmbimi i përvojave në mes të komunitetit amerikan dhe atij në Kosovë. Gjashtë prej jush do të punojnë në komuna. Inkurajoj të gjithëve ta përfaqësonin këtë mundësi, të gjithë ju përfaqësoni vlerat e shtetit tonë, punën e zellshme dhe shërbimin”, ka thënë ajo.

Kjo është ceremonia e shtatë me radhë e betimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes./Kp

Gjithashtu lexoni:

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight”
22:29 -17/07/2026
Serwer: Nëse Vuçiqi nuk do të pajtohej me Paunoviqin, ai do ta shkarkonte atë
22:28 -17/07/2026
Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro
21:53 -17/07/2026
Eurodeputeti gjerman Gahler: Pres që ministrja serbe Paunoviq të shkarkohet
21:49 -17/07/2026
Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?