KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Besnik Bislimi sot në Beograd, flet atje në emër të Republikës së Kosovës
Politikë

Besnik Bislimi sot në Beograd, flet atje në emër të Republikës së Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:11 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, i ngarkuar për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe shefi i ekipit të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, sot do të vizitojë Beogradin.

Ai do të marrë pjesë në konferencën për integrimet evropiane.

Bislimi do të jetë edhe të premten në Beograd për të dhënë një kontribut si folës kryesor nga Republika e Kosovës në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, ku do të diskutohet për integrimin evropian të Kosovës dhe rajonit.

Sipas njoftimit nga Forumi, zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në diskutimin në kuadër të “Dialogut Diplomatik” me temën “Kosova dhe perspektiva evropiane e rajonit”.

“Qëllimi kryesor i diskutimit është vështrimi i gjithanshëm i situatës, sfidave (mundësive të favorshme, por edhe pengesave) për përmirësimin e procesit integrues në BE të Kosovës dhe rajonit”, njofton  Forumi.

Në diskutim janë të ftuar përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare me seli në Serbi, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Serbisë, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, ekspertë dhe personalitete të njohura publike.

Forumi për Marrëdhënie Etnike njoftoi se “Dialogu Diplomatik” filloi në vitin 2008 si kornizë për shkëmbimin e ndërsjellë të mendimeve ndërmjet përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare me ekspertë, politikanë dhe diplomatë nga Serbia dhe rajoni.

Shkuarjen në Beograd të Bislimit e kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi vjen në Beograd vetëm pak ditë para afatit për regjistrimin e automjeteve në targa RKS.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të Kosovës, e këtij niveli të lartë, që qëndron në Beograd./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Murati: Shpresoj se opozita do të reflektojë dhe të konstituohet kuvendi

Hapje e re në qiellin evropian: Inaugurohen linjat ajrore Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lyon

Temperaturat përvëluese, MSH: Institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse nga 3 deri më 10 korrik

Terras: Zgjedhjet e reja, opsioni i fundit – mosformimi i institucioneve bllokon integrimin evropian

Damka pas takimit me Presidenten: Ka paqartësi në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Kosova News 27/10/2022 27/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Shpresoj se opozita do të reflektojë dhe të konstituohet kuvendi
13:46 -03/07/2025
Hapje e re në qiellin evropian: Inaugurohen linjat ajrore Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lyon
13:37 -03/07/2025
Temperaturat përvëluese, MSH: Institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse nga 3 deri më 10 korrik
13:24 -03/07/2025
Belgjika njeh zyrtarisht atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel
13:20 -03/07/2025
Terras: Zgjedhjet e reja, opsioni i fundit – mosformimi i institucioneve bllokon integrimin evropian
13:08 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?