KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Belgjika njeh zyrtarisht atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel
Lajme

Belgjika njeh zyrtarisht atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Kosova News
Kosova News 13:20 -03/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Belgjika ka njohur zyrtarisht praninë e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bruksel, një zhvillim i rëndësishëm diplomatik që forcon marrëdhëniet bilaterale dhe afron më shumë Kosovën me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference të përbashkët për media nga ministri i Mbrojtjes së Belgjikës, Theo Francken, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Ministri belg Theo Francken tha se vendimi vjen pas një kërkese të kahershme nga autoritetet kosovare.

“Dhe është në këtë frymë që duam të shpallim sot zyrtarisht faktin se atasheu ushtarak do të vendoset në Bruksel. Është një kërkesë nga autoritetet e Kosovës prej shumë vitesh. Ka qenë gjithmonë pak e ndjeshme dhe e ndërlikuar. Por mendoj se duhet ta tejkalojmë këtë çështje. Dhe mendoj se ka ardhur koha për të marrë vendime – vendime të qarta dhe të zëshme. Dhe kjo qeveri, qeveria e re e Belgjikës, merr vendime të qarta. Prandaj, po, duam një atashe ushtarak, një kolonel të lartë për të ardhur në Bruksel si atashe zyrtar i mbrojtjes, atashe ushtarak në vendin tonë. Dhe duam të kemi marrëdhënie të mira të ndërsjella për të ardhmen, ministër i nderuar. Dhe kjo është ajo që doja të shpallja sot. Është një hap i madh, i madh diplomatik që të jeni në zemër të Evropës, në Bruksel. Selia qendrore e NATO-s është në Bruksel, siç e dini. Prandaj është shumë e rëndësishme ta kemi ju dhe atasheun tuaj ushtarak, kolonelin tuaj, sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

Ai theksoi rëndësinë e prezencës së përbashkët në kuadër të misionit të KFOR-it dhe vlerësoi përkushtimin e Kosovës ndaj sigurisë rajonale.

“Vizituam trupat tona në kuadër të KFOR-it. Trupat e KFOR-it janë shumë të rëndësishme për vendin dhe për stabilitetin në Ballkan. Dhe mendoj se për ne është shumë e rëndësishme ta kemi këtë mision bashkë me vendet e Beneluksit, me të tria vendet e Beneluksit. Kemi pilotë të dronëve që punojnë këtu. Dhe kjo është hera e parë pas 10 vjetësh që kemi sërish shumë njerëz në territorin tuaj për të mbrojtur edhe Kosovën”, tha ai.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, e cilësoi këtë vendim si një lajm të jashtëzakonshëm për vendin dhe një hap të madh drejt thellimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Faleminderit për këtë lajm të jashtëzakonshëm për vendin tonë, këtë lajm me peshë të madhe që Belgjika, kryeqyteti i dy destinacioneve kryesore të vendit tonë, NATO-s dhe BE-së, po njeh praninë e atasheut të mbrojtjes së Kosovës pikërisht në Bruksel që na jep mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me Belgjikën si një vend i yni partner, por gjithashtu na jep mundësinë që të jemi edhe më afër pikërisht NATO-s dhe BE-së me prezencën tonë ushtarake në Bruksel”, tha Maqedonci.

Gjithashtu lexoni:

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Numërohen 40% të votave në nivel vendi, kjo është renditja e partive

Kosova News 03/07/2025 03/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?