Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rënie, ka deklaruar të mërkurën kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Në një prononcim, ai ka thënë se kjo për shkak se çmimet e derivateve kanë shënuar rënie edhe në tregjet dhe berëzën ndërkombëtare si dhe ka prodhim të shtuar nga organizata prodhuese “OPEC”.
Ai tutje ka bërë të ditur se çmimi naftës aktualisht është 1.44 cent deri në 1.49 cent, ndërkaq i benzinës 1.36 cent deri në 1.42 cent.
“Çmimi i derivateve është në rënie, çmimet në tregjet ndërkombëtare në bursë ka prodhim të shtuar nga organizata OPEC. Kjo po reflekton edhe te ne në Kosovë. Çmimet e derivateve në regjion sot janë në Shqipëri një litër naftë Dizelli 1.87 euro, benzina 1.88 euro. Nuk mund të parashikojmë me saktësi se sa do të kemi çmimet në ditët në vijim, pasi që nuk mund ti parashikojmë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare. Por mund të them se do të ketë trend të rënies së derivateve”, ka deklaruar Berjani.


