KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha s’mund t’i regjistrojë kandidatët për zgjedhje në Shqipëri
Rajon

Berisha s’mund t’i regjistrojë kandidatët për zgjedhje në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 17:07 -09/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit e ka Enkelejd Alibeaj, të cilit Lulzim Basha ia ka deleguar drejtimin e kësaj partie.

Edhe pse Lulzim Basha publikisht ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i PD-së që nga marsi i vitit 2022, në gjykatë rezulton emri i tij si kryetar i kësaj partie.

Sali Berisha, që vitin e shkuar në një kuvend partiak, të pranuar e më pas kontestuar nga gjykatat, u zgjodh kryetar partie, nuk mund t’i regjistrojë kandidatët e tij nën emrin e Partisë Demokratike. Kjo situatë u krijua pasi të dy grupimet brenda partisë më të madhe opozitare në Shqipëri kërkojnë të njihet si Partia Demokratike zyrtare.

Përreth dy orë të enjten, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u dëgjuan pretendimet e përfaqësuesve ligjorë të dy palëve.

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se institucioni që ai drejton bazohet në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për partitë politike për të kryer regjistrimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje.

“E ka përcaktuar Ligji i partive politike dhe Kodi Zgjedhor, që përcakton se kush është organi që vendos për drejtimin e partive politike. Është gjykata dhe një dokument që vjen prej gjykatës që përcakton se kush është drejtuesi i një partie politike. Në nenin 9 të Ligjit për partitë politike thuhet se regjistrimi i partive bëhet në shkallën e parë të rrethit Tiranë, që mban edhe regjistrin e partive politike. Anëtarësia e një partie politike mund të njohin për drejtues të një partie këdo që ata çmojnë dhe vlerësojnë, por për ligjin dhe institucionet publike, përfshi edhe KQZ-në, ajo që merret në referencë është dokumenti zyrtar”, ka thënë Celibashi.

Ai ka deklaruar se sipas dokumenteve në gjykatë, kryetar i PD-së rezulton ende Lulzim Basha.

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ka thënë se nuk mund të merret asnjë vendim bazuar në mbi perceptime dhe fakte publike, por vetëm mbi dokumentet zyrtare.

Pavarësisht se të drejtën për të regjistruar PD-në e ka Enkelejd Alibeaj, dokumentacioni i paraqitur ishte i paplotë. Prandaj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dha 48 orë kohë për plotësimin e detajeve në dokumente, raporton rel.

Kriza e përfaqësimit të PD është krijuar në vitin 2021 kur Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe nga vetë partia ish-kreun e partisë, njëherësh ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur Berishën person të padëshiruar (person non grata) për shkak të akuzave për korrupsion.

Vendimi nuk u pranua nga Berisha dhe mbështetës të tij, të cilët mblodhën struktura paralele duke i kërkuar anëtarësisë të votojë për forumet e reja të partisë si Kuvendi i Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar e të tjera, të cilat votuan Sali Berishën për kryetar partie, por edhe logon e re të PD-së.

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe të gjitha vendimet që u morën prej tij. Ky vendim u ankimua nga Enkelejd Alibeaj, si ushtrues detyre i Partisë Demokratike. Javën e kaluar Gjykata e Apelit vendosi që çështja të rigjykohet në shkallën e parë të gjyqësorit.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 09/03/2023 09/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?