Jude Bellingham mund të jetë kapiten i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.
Kështu ka bërë të ditur trajneri i ”Los Blancos”, Carlo Ancelotti.
“Jude Bellingham mund të bëhet një kapiten i Real Madridit në vitet e ardhshme. Ai ka personalitet, karakter, mentalitet të lartë. Ai mund të jetë një lider për të tashmen dhe të ardhmen, me siguri. Ai është kaq i ri por ai do të jetë lojtar kyç për Real Madridin për shumë vite, jam 100% i sigurt për këtë.”, ka deklaruar Ancelotti.