Bekim Zejnullahu është akredituar si atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani. Ai ka marrë detyrën pas ceremonisë së dorëzim-pranimit nga atasheu i deritanishëm nënkolonel Besim Gashi.
Bekim Zejnullahu është akredituar si atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani. Ai ka marrë detyrën pas ceremonisë së dorëzim-pranimit nga atasheu i deritanishëm nënkolonel Besim Gashi.
“Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, koloneli Zejnullahu realizoi vizita të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Bundeswehr, duke vazhduar kështu thellimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën ushtarake dhe strategjike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo ministri ka premtuar avancimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të Kosovës në nivel global.