KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Begaj: Sulmi terrorist në Banjskë dëshmoi sa e brishtë është siguria në rajon
Rajon

Begaj: Sulmi terrorist në Banjskë dëshmoi sa e brishtë është siguria në rajon

Kosova News
Kosova News 13:25 -04/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në përurimin hapjen e bazës ajrore e NATO-s në Kuçovë, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se jetësimi i kësaj baze shënon një kapitull të ri në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Begaj tha se kjo bazë ajrore e NATO-s simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen për të siguruar një të ardhme të sigurt.

“Jetësimi i bazës ajrore të Kuçovës shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e rajonit. Kjo bazë është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit midis aleatëve dhe vëmendjes që Shqipëria i kushton sigurisë dhe mbrojtjes. I shpreh mirënjohje ShBA-së për mbështetjen e paçmuar që i kanë dhënë Shqipërisë. Baza ajrore taktike e NATO-s e ngritur në Kuçovë simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen për të siguruar një të ardhme të sigurt”, tha ai.

Tutje, presidenti shqiptar përmendi edhe sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator, duke thënë se ky sulm tregoi se sa e brishtë është siguria në rajon.

“NATO nëpërmjet këtij investimi tregon se Shqipëria ka rëndësi strategjike për aleancën. Për Shqipërinë një investim strategjik shumë i nevojshëm dhe i mirëpritur. Me rëndësi të veçantë kur siguria në hapësirën euroatlantike është e rrezikuar. Agresioni i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe në rajonet e tjera, terrorizmi, përbëjnë sfida. Konfrontimet politike ushtarake rrezikojnë të përshkallëzohen dhe të përhapen kjo u pa më së miri shtatorin e kaluar, në sulmin terrorist të Banjskës në Kosovë. Ai sulm tregoi se sa e brishtë është siguria në rajonin tonë dhe dëshmoi se ka ende aktorë lokalë që mundohen ta projektojnë të ardhmen nëpërmjet një të kaluare e cila s’duhet të kthehet më. Ne duhet të jemi të gatshëm për të mbrojtur veten dhe pr të kontribuar në aleancë”, tha presidenti Bajram Begaj.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 04/03/2024 04/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?