Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
Begaj e ka quajtur Kadarenë gjeni të letrave.
“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Kadare vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 88-vjeçare.