KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Të bëhemi gati për luftë brenda pesë vjetësh
Botë

BE: Të bëhemi gati për luftë brenda pesë vjetësh

Kosova News
Kosova News 11:23 -16/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian duhet të jetë i përgatitur për luftë brenda pesë vjetësh. Kjo është paralajmërimi që vjen nga Komisioni Evropian, në një plan për forcimin ushtarak të unionit. “Një Rusi e militarizuar përbën një kërcënim të qëndrueshëm,” shkruan Komisioni në raport.

Në planin ushtarak, i cili do të prezantohet nga Komisioni Evropian të enjten, përcaktohen qartë prioritetet për vitet e ardhshme. Mbrojtja e Evropës duhet të bëhet më e përbashkët, sepse, edhe pse vendet individualisht kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë, shumica e veprimeve ende zhvillohen në nivel kombëtar.

Kjo “çon në fragmentim, rritje kostosh dhe mungesë koordinimi”, thuhet në dokumentin 16-faqësh, në të cilin kanë pasur qasje Politico dhe Bloomberg.“Deri në vitin 2030, Evropa duhet të ketë një qëndrim të mjaftueshëm të fortë mbrojtës për të penguar në mënyrë të besueshme kundërshtarët e saj dhe për t’iu përgjigjur çdo sulmi të mundshëm,” shkruhet më tej.
Dokumenti është një shenjë e qartë se BE-ja e kupton se unioni duhet të marrë një rol më të madh ushtarak, si përgjigje ndaj luftës dhe kërcënimeve të Putinit, si dhe mbështetjes së lëkundshme të Donald Trump për aleatët e SHBA-së.Rusia përmendet si një kërcënim i qëndrueshëm për të ardhmen e parashikueshme, ndërkohë që “aleatët tradicionalë… po e zhvendosin fokusin e tyre drejt pjesëve të tjera të botës”.
Investimet e planifikuaraPër të përballuar kërcënimin, Komisioni dëshiron që vendet anëtare të shpenzojnë të paktën 40 për qind të prokurimeve të tyre të mbrojtjes në kontrata të përbashkëta. Po ashtu, përcaktohen objektiva të qarta që një pjesë e madhe e blerjeve të bëhet nga industria e armëve brenda BE-së ose nga Ukraina.

Dokumenti përshkon disa fusha ku vlerësohet se BE-ja duhet të rrisë kapacitetet e saj, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, mbrojtjen kibernetike dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale ushtarake.Po ashtu përcaktohen afate kohore për disa projekte kyçe:

Eastern Flank Watch, që synon integrimin e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes përgjatë kufirit lindor të BE-së; “Muri i dronëve”, që do të mbrojë kryesisht pjesën lindore të unionit; Një sistem i përbashkët evropian i mbrojtjes ajrore; Një sistem mbrojtës për asetet e BE-së në hapësirë.

Suedia është një nga disa vende që shprehet me dyshime ndaj disa pjesëve të propozimit. Në deklaratën suedeze, sipas Politico-s, thuhet se e rëndësishme është çfarë arrijnë të bëjnë vendet, jo mënyra se si e bëjnë këtë. Ndër të tjera, Suedia kundërshton kërkesën e propozuar për prokurime të përbashkëta. (Burimi: Expressen)

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 16/10/2025 16/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?