Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për rihapjen e shkollave dhe universiteteve për gratë dhe vajzat afgane gjatë vitit të ri shkollor.
Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian në Kabul më 5 mars.
I dërguari i posaçëm i BE-së për Afganistanin, Tomas Niklasson, tha se ai nuk ka dëgjuar “asnjë zotim” nga ministrat talibanë gjatë takimeve të tij lidhur me këtë çështje.
“Hapja e shkollave dhe universiteteve për ofrimin e edukimit kualitativ për djemtë dhe vajzat afgane, gratë dhe burrat, nuk është opsional”, tha Niklasson.
Që kur grupi i linjës së ashpër u rikthye në pushtet në gusht të vitit 2021, Afganistani është bërë shteti i vetëm në botë që ua mohon shkollimin grave.
Aktualisht gratë dhe vajzat afgane nuk mund të shkollohen pas klasës së gjashtë dhe as të shkojnë në universitet. Përveç shkollimit,