KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE shpreson se Viti i Ri do sjellë energji të re në procesin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Politikë

BE shpreson se Viti i Ri do sjellë energji të re në procesin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 14:56 -08/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët e Bashkimit Evropian shpresojnë se viti i ri do sjellë edhe energji të re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se puna vazhdon në procesin e zbatimit të detyrimeve të dala nga marrëveshja e Ohrit.

Ai rikujtoi gjithashtu se obligimet po bëhen pjesë përbërëse e procesit të integrimeve evropiane për të dyja palët.

“Ne kemi një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Dhe ne kemi sqaruar në një sërë rastesh me partnerët pse e konsiderojmë këtë dokument të detyrueshëm. Shtetet anëtare si dhe institucionet evropiane po i vëzhgojnë, partnerët tanë, kryesisht Shtete e Bashkuara të Amerikës po vëzhgojnë si ecin gjërat. Dhe bazuar në këto, ne e shtojmë apo e zvogëlojmë nivelin e angazhimit tonë. Por ky është viti i ri. Viti i ri ofron gjithmonë mundësi për shpresë, për shumë punë dhe energji të re. Dhe ne shpresojmë që me këtë shpresë të re dhe energji të re, të dyja palët më në fund do të punojnë shumë fort për të sjellë rezultate, sepse ato nuk e bëjnë këtë gjë për ne në Bruksel, por për qytetarët e tyre”, ka deklaruar në konferencë për shtyp, zëdhënësi i BE-se, Peter Stano. raporton RTK.

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, njohja e ndërsjellë e targave dëshmon se progresi është i mundur kur ekziston vullneti politik. Ai tha se shpreson se do vazhdohet me proces të zbatimit të secilës pikë të marrëveshjes.

Ndërkohë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian konfirmoi se akoma nuk janë krijuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës, të vendosura në qershor të viti të kaluar.

“Ne kemi njerëz në terren dhe po i kushtojmë shumë përpjekjet dhe vëmendjen tonë për të parë se çfarë po ndodh. Ne po punojmë gjithashtu me partnerët për t’i ndihmuar ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të de-përshkallëzuar për të trajtuar problemet që kontribuan në krizën e fundit dhe kur të jenë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm pozitivë, atëherë BE-ja do të rishqyrtojë masat e vendosura kundër Kosovës dhe përfundimisht heqjen e tyre”, ka deklaruar zëdhënësi Peter Stano.

Në Bashkimin Evropian akoma nuk ka indikacion se kur mund të vie deri te takimi i parë i liderëve në këtë vit. Sipas zëdhënësit Stano, takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq është i mundur në çdo kohë kur ka vullnet për t’u takuar dhe kur ka një agjendë për të diskutuar.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 08/01/2024 08/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?