KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE me pako të re të investimeve prej 28 miliardë euro në Samitin Procesit të Berlinit
Politikë

BE me pako të re të investimeve prej 28 miliardë euro në Samitin Procesit të Berlinit

Kosova News
Kosova News 08:42 -16/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria pritet që sot të kthehet në kryeqytetin e Evropës.

Ora 11:00 do t’i gjejë udhëheqësit e shteteve të BE dhe ata të rajonit të mbledhur nën ombrellën e Procesit të Berlinit, themeluar nga ish-kancelarja Angela Merkel dhe tanimë po çohet përpara prej pasardhësit të saj kancelarit Olaf Scholz.

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, publikohet agjenda e plotë

Përveç prezantimit të një pakoje të re të investimeve nga Bashkimi Evropian, pritet të diskutohet edhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator, raporton rel dhe përcjell KosovaNews.

Kurse mediumi TCh ka analizuar elementët kyç të këtij samiti.

Sipas tij, dy janë elementët kryesorë për t’u analizuar në Forumin e Udhëheqësve të Procesit të Berlinit.

Së pari elementi politik.

Një prej shtyllave të Procesit të Berlinit themeluar në vitin 2014 është fqinjësia e mirë në rajon. E në këtë kontekst situata e tensionuar pas 24 Shtatorit në Veri të Kosovës është një temë për t’u diskutuar aq më tepër që në Tiranë nesër do të jenë dy arkitektët e planit Franko-Gjerman.

Presidenti Macron nuk do të jetë paraditen e të Hënës në Tiranë por ai do të vijë gjatë pasdites për të vijuar takimet bilaterale. Në kushtet kur Kancelari Sholz mbetet i vetëm, përjashtohet mundësia e një ndërmjetësimi prej tij e një takimi mes Macron-Sholz me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç. Dhe nëse kjo do të ndodhë atëherë kjo do të jetë hera e parë e takimit mes tyre pas tentativës të një grupi terrosist për një aneksim të Veriut të Kosovës.

Aspekti i dytë dhe më i rëndësishmi, ai me karakter ekonomik.

Në 31 Maj 2023 nga forumi, GLOBSEC në Bratislavë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE është duke punuar për “New Plan Growth” ( Planin e ritjes) për vendet e rajonit por nuk dha shifra se ku konsiston ky plan në terma financiar.

Një burim diplomatik në Komisionin Europian tha për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu se “me gjasë nga Samiti Procesit të Berlinit, presidentja Ursula von der Leyen do të flasë me terma konkrekt për të ashtuquajturin “Plan i Rritjes”.

Bëhet fjalë për një paketë prej 28 miliardë euro:

– 2 miliardë për Planin e Rritjes

– 26 miliardë përmes fondeve IPA.

Kjo paketë do të jetë komplementare krahas asaj të deritanishme me 30 miliardë euro nga “Plani Ekonomik dhe i Investimeve” lancuar në 2020, nga i cili deri me tani janë investuar në projekte të ndryshme 16 miliardë.

Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Kjo nismë shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i Berlinit në Tiranë – kryeministri Kurti sot takohet me kancelarin Scholz

Gjithashtu lexoni:

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 16/10/2023 16/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë
23:19 -13/06/2026
Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik
23:17 -13/06/2026
VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja
22:57 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?