KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Kosova ta themelojë Asociacionin e ta shtyjë vendimin për targa, serbët të kthehen në institucione
Politikë

BE: Kosova ta themelojë Asociacionin e ta shtyjë vendimin për targa, serbët të kthehen në institucione

Kosova News
Kosova News 23:05 -05/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta nisë menjëherë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e që ta shtyjë afatin për regjistrim të targave nga ato ilegale serbe në RKS. Ndërkaq serbëve të Kosovës u ka kërkuar të kthehen në institucione.

Në reagimin për situatën e shkaktuar të shtunën, pasi serbët vendosën për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, në një deklaratë për media të shtunën, Bashkimi Evropian ka thënë se “zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë i vënë në rrezik shumë vjet punë dhe arritjesh në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon e më gjerë”.

BE-ja ka bërë thirrje për shtensionim e përmbajtje nga veprimet e njëanshme. “Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për telashet aktuale. Ka potencial që ta përshkallëzojë më tej tensionet në terren”, thuhet në deklaratë të BE-së.

Ndërkaq në kërkesat direkte për palët, BE-ja ka bërë thirrje që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, ndërsa nga Qeveria e Kosovës ka kërkuar të nisë menjëherë themelimin e Asociacionit dhe të shtyjë afatin për konvertim të targave ilegale në ato RKS.

“Ftojmë Serbinë dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të respektojnë obligimet e tyre në dialog dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për t’i kryer detyrat e tyre, përfshirë në Polici, gjyqësor e administratat lokale. Në të njëjtën kohë, BE-ja kërkon nga autoritetet e Kosovës të respektojnë obligimet e tyre pa vonesa. Kjo nënkupton që menjëherë të zgjatet procesi i riregjistrimit të veturave dhe të pezullohen veprimet ndëshkuese ndaj mbajtësve të targave KM. Çështja e targave mund të zgjidhet nga palët në dialog. BE-ja po ashtu fton Kosovën që të nisë menjëherë hapat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Asociacioni duhet të themelohet. Prandaj, themelimi i tij është obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm për ta implementuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

BE-ja ka thënë se është përgjegjësi e të dyja palëve të sigurojnë paqen dhe stabilitetin.

“Çdo veprim, përfshirë djegien e veturave apo retorika frikësuese që mund të çojë në tensione, është i papranueshëm dhe do të nxisë reagim të duhur nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë tutje BE-ja.

Bashkimi Evropian ka thënë po ashtu se në koordinim të afërt me NATO-n, Policinë dhe EULEX-in është i gatshëm për të siguruar stabilitet në terren.

“BE-ja u kërkon palëve të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga çdo veprim që do të çonte në dhunë e konfrontim. BE-ja është e gatshme të vazhdojë lehtësimin e negociatave, por të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për të kërkuar zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë obligimet nga dialogu”, përfundon komunikata e BE-së.

Të shtunën, serbët në veri vendosën për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës. Vendimin e arsyetuan me shkallëzimin e sanksioneve që e nisi Qeveria për ata që nuk i kthejnë targat nga ilegale në RKS. Nga 1 nëntori ka nisur qortimi i mbajtësve të targave ilegale, ndërsa më vonë është paraparë gjobitja e targat provuese deri në ndalim të plotë. Për shkak se në veri u kundërshtua ky vendim, u suspendua drejtori i Policisë në këtë zonë, Nenad Gjuriq. Bashkimi Evropian ka kërkuar që ky afat të shtyhet për 10 muaj.

Paraprakisht, Qeveria pati shtyrë për një periudhë afatin me kërkesë të partnerëve.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosova News 05/11/2022 05/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
18:52 -30/06/2025
Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
18:31 -30/06/2025
Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë
18:25 -30/06/2025
Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar
18:20 -30/06/2025
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
17:06 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?