KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE konfirmon takimin në mes të kryenegociatorëve të martën në Bruksel, do të diskutohet për dinarin
Politikë

BE konfirmon takimin në mes të kryenegociatorëve të martën në Bruksel, do të diskutohet për dinarin

Kosova News
Kosova News 13:25 -15/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq më 19 mars në Bruksel të vazhdojnë diskutimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin.

Përveç kësaj në takim do të diskutohen edhe tema të tjera që janë më urgjente në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi si për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për të martën, Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët që në Bruksel të vazhdojnë diskutimet, fillimisht për të vazhduar bisedimet që nisën disa javë më parë për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, dhe do të ketë edhe tema të tjera për tu diskutuar me kryenegociatorët, që janë më të ngutshme në kuadër të dialogut”, ka thënë Stano.

Stano tutje ka thënë se implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është një prej çështjeve më urgjente dhe se aspekte individuale të kësaj teme do të preken nga palët dhe ndërmjetësi në këtë takim.

Ndonëse sipas tij takimi i kaluar për dinarin zgjidhi disa çështje, siç thotë ai ka edhe tema tjera që ka prekur e që duhet diskutuar tutje.

“Ky do të jetë takim në nivel të kryenegociatorëve. Siç e kemi thënë pas takimit të parë që u thirr për çështjen e rregullores së BQK-së, diskutime të mëtejme janë të nevojshme. Ishte një takim i mirë, në të cilin palët dërguan këdo që ata e konsideruan si më të përshtatshmin për të disktuar për pasojat e menjëhershme të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës. Pra, takimi zgjidhi disa çështje, preku disa të tjera dhe la disa që duhet diskutuar, pra kjo është radhitja. Kjo është vazhdimësi, vetëm se këtë herë në nivel të kryenegociatorëve nga dy palët. Nuk do të komentoj deklaratat e qeverisë së Kosovës për këtë dhe pjesëmarrjen në rundin e kaluar. Ishim shumë të qartë, se kemi ftuar të dy palët dhe ua lamë atyre që të dërgojnë këdo për tu marrë me këtë çështje që erdhi si rezultat i mungesës së koordinimit dhe njëanshmërisë, që krijoi probleme në dialog. Por e mira është që filluam të merremi me këtë në kuadër të dialogut, kshtu që kjo do të jetë një prej çështjeve në agjendë të marten e ardhshme. Dhe sigurisht, implementimi i plotë i të ashtuquajturës Marrëveshja e Ohrit, është një prej çështjeve më urgjente, dhe sigurisht aspekte individuale të kësaj teme do të preken nga palët dhe ndërmjetësi”, ka vijuar ai.

Këtë takim e konfirmoi edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, emisari amerikan tha se pret që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në këtë takim.

Për çështjen e dinarit, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar në Bruksel në fund të shkurtit. Por, në atë takim, ku Kosova u përfaqësua nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, nuk pati ndonjë rezultat.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi një rregullore e BQK-së, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

ShBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë parasysh ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.

Washingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërkaq BE-ja po kërkon që kjo çështje të zgjidhet në kuadër të dialogut që ajo ndërmjetëson.

Kosova ka thënë se çështja e dinarit është teknike dhe nuk duhet të përfshihet në dialogun politik për normalizimin e raporteve. Ndërkaq, Serbia kërkon një zgjidhje politike për këtë çështje.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Protestojnë nesër bizneset e vogla para Komunës së Prishtinës

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Kosova News 15/03/2024 15/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Parlamenti i Iranit miraton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, arterien nga kalon 20 për qind e naftës botërore
17:41 -22/06/2025
Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit
17:35 -22/06/2025
Macroni i bën thirrje Iranit të përmbahet
17:30 -22/06/2025
Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç
16:43 -22/06/2025
Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë
15:48 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?