KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja rikonfirmon mbështetjen për arsimin në Kosovë
Arsim

BE-ja rikonfirmon mbështetjen për arsimin në Kosovë

Kosova News
Kosova News 12:57 -24/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian, përmes një komunikate të zyrës së saj në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit ka njoftuar përkushtimin e vazhdueshëm për avancimin e sektorit të arsimit në Kosovë.

“Që nga viti 2007, BE-ja ka investuar mbi 85 milionë euro në iniciativa që synojnë rritjen e cilësisë, aksesit dhe gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor për të gjitha komunitetet në Kosovë. Këto përpjekje synojnë t’u ofrojnë studentëve dhe akademisë në Kosovë mundësi të krahasueshme me ato në BE, duke kontribuar gjithashtu në zhvillimin ekonomik të bazuar në njohuri dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet në komunikatë.

Tutje theksohet se mbështetja gjithëpërfshirëse e BE-së përfshin të gjitha nivelet e arsimit, nga arsimi i fëmijërisë së hershme deri te trajnimi profesional (AFP) dhe arsimi i lartë.

“Ky investim jo vetëm që ka përmirësuar infrastrukturën arsimore, por gjithashtu ka forcuar kornizën e politikave që qeveris arsimin në Kosovë, ka përmirësuar cilësinë e materialeve mësimore dhe teksteve shkollore, ka promovuar mësimin digjital dhe ka mbështetur përfshirjen e grupeve të cenueshme”, thuhet tutje në komunikatë.

Si pjesë e programit më të gjerë të BE-së për punësim dhe arsim, BE-ja ka mbështetur ndërtimin e objekteve të reja të fakultetit për Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore me vlerë 8.9 milionë euro.

“Deri sot, BE-ja ka financuar ndërtimin e shkollave të reja dhe rinovimin e mbi 20 objekteve arsimore, duke përmirësuar ndjeshëm mjediset e të mësuarit. Për më tepër, përmirësimet e efikasitetit të energjisë në më shumë se 60 shkolla anembanë Kosovës kanë reduktuar konsumin e energjisë deri në 30%, duke nënvizuar përkushtimin e BE-së për qëndrueshmëri”, theksohet në komunikatën e zyrës së BE-së në Kosovë.

Një nga iniciativat kryesore në përmirësimin e sistemit arsimor të Kosovës është projekti Mbështetja e Arsimit Bazë dhe të Mesëm të Lartë (KosEd), i cili fokusohet në zhvillimin e mësimdhënësve, rekrutimin dhe cilësinë e teksteve shkollore. Me mbi 1000 mësues të angazhuar, KosEd do të ndikojë drejtpërdrejt në 21% të shkollave të Kosovës deri në qershor 2025, thuhet mes tjerash në komunikatë, e ku janë përmendur edhe projekte tjera të mbështetura nga BE-ja.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Senati i UP-së miraton tri rregullore për standarde në avancime

Kosova News 24/01/2025 24/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?