KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “BE-ja po ecën në drejtim të gabuar…” – Në Suedi kërkohet rishqyrtim i marrëdhënieve me BE-në
Botë

“BE-ja po ecën në drejtim të gabuar…” – Në Suedi kërkohet rishqyrtim i marrëdhënieve me BE-në

Kosova News
Kosova News 13:43 -02/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Suedia duhet të kërkojë më shumë përjashtime nga ligjet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një rivendosje të marrëdhënieve me bllokun 27-anëtarësh, ka thënë të martën kreu i demokratëve të Suedisë, partisë së dytë më të madhe të vendit dhe njëkohësisht pjesë joformale e qeverisë suedeze.

Duke i bërë jehonë kritikave nga euroskeptikët në mbarë kontinentin, Jimmie Akesson ka thënë se fuqia gjithnjë e më e madhe e BE-së nënkupton se “politikanët gjermanë, polakë apo francezë praktikisht vendosin se çfarë veture mund të blesh, sa e shtrenjtë duhet të jetë benzina dhe cilën pemë mund ta presësh në pronën tënde”.

Akesson, partia kundër emigracionit e të cilit ka një ndikim të madh mbi qeverinë djathtiste të Suedisë, vetëm sa nuk ka bërë thirrje për një “Swexit”, një votim për largim nga Bashkimi Evropian, siç bënë votuesit britanikë më 2016, raporton Reuters.

Por, ai ka thënë se BE-ja po ecën në drejtim të gabuar.

“Sot, ka arsye të mira për të rishqyrtuar seriozisht anëtarësinë tonë”, ka shkruar Akesson në të përditshmen Aftonbladet. “Zgjedhjet tona të përgjithshme në Suedi së shpejti nuk do të kenë kurrfarë rëndësie në zhvillimin e Suedisë. Sigurisht, ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, është shprehur ai.

Akesson ka paralajmëruar se BE-ja mund të imponojë politika më liberale ndaj imigracionit në Suedi, e cila ka pasur një qëndrim gjithnjë e më të ashpër në vitet e fundit ndaj aplikimeve për azil.

Suedezët janë ndër më pozitivët në Evropë karshi anëtarësisë në BE, me 68 për qind në favor të qëndrimit në bllok, sipas një sondazhi të realizuar nga Universiteti i Gëteburgut, në mars.

Vitin e kaluar, vendi aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake NATO, e cila përfshin shumicën e vendeve anëtare të BE-së.

Gjithashtu lexoni:

Shqiptari e përndjek një vajzë për muaj, arrestohet në Dubrovnik për tentim vrasje

Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja – VIDEO

“I mjerë, i pa edukuar” — Rusia shpërthen në ofendime ndaj Zelenskit pak orë para samitit të paqes në Turqi

Fillon takimi kokë më kokë i Zelenskyt me Erdoganin

Zelensky arrin në Ankara, kritikon delegacionin “dekorativ” të Rusisë në bisedimet e Turqisë

Kosova News 02/05/2023 02/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani: Nëse zvarritet procesi i konstituimit, i drejtohem Kushtetueses
15:57 -15/05/2025
Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll
15:52 -15/05/2025
Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së
15:19 -15/05/2025
Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues
15:11 -15/05/2025
Krasniqi pas takimit me presidenten: Nuk ka dalë tym i bardhë
15:08 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?