KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja me sanksione të reja ndaj teknologjisë ruse
Botë

BE-ja me sanksione të reja ndaj teknologjisë ruse

Kosova News
Kosova News 16:17 -15/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, që do të preknin mallrat në vlerë prej 11 miliardë eurosh dhe do të shënjestronin prodhuesit e dronëve në Iran.

Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se shpreson që të 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të pajtohen për paketën e re, që është pjesë e sanksioneve të përbashkëta me grupin G7, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

“Ne po shënjestrojmë industrinë e mallrave që Rusia ka nevojë, e të cilat mund të merren nga shtetet e treta”, tha ajo, duke cituar “mallrat vitale, sikurse ato elektronike, makinat e specializuara, pjesë për makina dhe kamionë, por edhe motorë për avionë”.

Ajo tha se Brukseli tha se dëshiron të shtojë edhe 17 komponentë elektronikë në listën e sanksioneve “që mund të përdoren në sistemet e arëve ruse, përfshirë dronët, raketat dhe helikopterët”.

Paketa e re e sanksioneve po ashtu shënjestronë prodhuesit e dronëve në Iran që kanë furnizuan Rusinë me dronë për të sulmuar infrastrukturën e Ukrainës, raporton rel.

“Garda Revolucionare e Iranit i ka ofruar Rusisë dronë Shahed”, tha von der Leyen.

“Prandaj, ne po shtojmë tani shtatë entitete iraniane në listën e sanksioneve. Ata tani do të kenë ndalesë të plotë sa i përket shitjes së pajisjeve të ndjeshme në Rusi”, theksoi ajo.

BE-ja veçse ka vendosur nëntë paketa sanksionesh ndaj Moskës, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Sanksionet kanë goditur eksportet kyçe ruse, sikurse ato të naftës, dhe kanë pasur për qëllim që të godasin të ardhurat e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Gjithashtu lexoni:

Trump paralajmëron tarifa të reja

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?

Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim

Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet

Kosova News 15/02/2023 15/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Të gjithë kandidatët e VV-së janë të njëjtë, unë do ta votoja cilindo prej tyre
10:59 -07/07/2025
Ndërron jetë pas një jave në QKUK burri që u aksidentua në Istog
10:37 -07/07/2025
Një grua e godet me thikë bashkëshortin në Prizren
10:19 -07/07/2025
Trump paralajmëron tarifa të reja
10:02 -07/07/2025
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për sulm seksual
09:45 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?