KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja: Mbyllja e postave në veri, hap i njëanshëm dhe i pakoordinuar
Lajme

BE-ja: Mbyllja e postave në veri, hap i njëanshëm dhe i pakoordinuar

Kosova News
Kosova News 22:03 -05/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjeraqina Tuhina/RTK

Bashkimi Evropian e konsideron mbylljen e sotme të nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, si një hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar, i cili sipas BE-së shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut.

“Si pjesë e Marrëveshjeve në lidhje me Telekomunikacionet, të arritura në vitin 2013 dhe Planit të Veprimit të rënë dakord në 2015, të dyja palët ranë dakord që shërbimet postare t’i diskutojnë “në një fazë të mëvonshme”, duke pranuar kështu se çështja mund të trajtohet vetëm brenda kornizës së Dialogut. Këtë e ka pranuar sërish sot Autoriteti Rregullativ i Shërbimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës për media të BE-së.

Bashkimi Evropian thekson se është i gatshëm ta përfshijë këtë çështje në agjendën e takimit të ardhshëm të Dialogut.

BE thotë se pret që palët të zhvillojnë ide konstruktive që mund të shërbejnë si bazë për zgjidhje.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë apo ndonjë çështje tjetër që i përket procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese të serbëve të Kosovës, pa ndonjë marrëveshje të re të rënë dakord paraprakisht, do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti”, , theksohet në komunikatë.

BE i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja

Gjithashtu lexoni:

Kurti sot vendos gurthemelët e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Moti me diell, temperaturat deri në 32°C

Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku

ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

Kosova News 05/08/2024 05/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim
13:42 -01/07/2025
Me iniciativë të presidentes Osmani dhe me mbështetjen e Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara
13:22 -01/07/2025
Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë
13:03 -01/07/2025
Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë
12:34 -01/07/2025
Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë
12:31 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?