KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja mbështet Kosovën me miliarda euro, por kërkon progres më të madh në reformat kyçe
Politikë

BE-ja mbështet Kosovën me miliarda euro, por kërkon progres më të madh në reformat kyçe

Kosova News
Kosova News 11:30 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Jeton Zulfaj, Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian, dhe Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DP ENEST), hapën dje në Prishtinë takimin e 7-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Komiteti, i bashkë-kryesuar nga Arben Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, dhe Jiri Plecity, Shef i Njësisë së DP ENEST përgjegjëse për Kosovën, shqyrtoi zhvillimet kryesore politike gjatë periudhës së fundit dhe bëri një vlerësim të gjendjes së zbatimit të kritereve politike dhe ekonomike, përafrimit me legjislacionin dhe standardet e BE-së, si dhe të zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA).

Diskutimet u përqendruan në prioritetet e reformave në një gamë të gjerë fushash, duke u mbështetur dhe duke miratuar rezultatet e mbledhjeve të nënkomiteteve sektoriale dhe grupeve të veçanta të mbajtura në kuadër të ciklit të shtatë të Dialogut për Stabilizim-Asociimit.

Duke njohur përparimet e arritura në disa fusha, BE-ja nënvizoi rëndësinë e institucioneve plotësisht funksionale për përshpejtimin e nevojshëm të procesit të reformave. BE-ja theksoi se e ardhmja evropiane e Kosovës mbetet përpjekje e tërë shoqërisë, e mbështetur nga një konsensus i gjerë dhe i qëndrueshëm publik. Në këtë kontekst, bashkëpunimi i shtuar ndërmjet partive politike, konsultimi kuptimplotë me shoqërinë civile dhe angazhimi me pushtetin lokal mbeten faktorë të rëndësishëm për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

BE-ja mirëpriti përparimin në fushat që lidhen me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse, veçanërisht në politikat sociale dhe punësim, transformimin digjital, tatimet, politikat ekonomike dhe monetare, arsimin dhe kulturën, dhe doganat. Duke njohur përparimet e arritura së fundmi në demokraci dhe sundimin e ligjit, BE-ja theksoi nevojën për të përshpejtuar dhe prioritizuar reformat që janë në pritje, veçanërisht në administratën publike, lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të të drejtave të personave që u përkasin komuniteteve joshumicë.

Qeveria e Kosovës vuri në pah përparimet e arritura dhe rikonfirmoi përkushtimin e saj për avancimin e agjendës së reformave, zbatimin e obligimeve që rrjedhin nga MSA-ja dhe shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor për të përshpejtuar zhvillimin socio-ekonomik dhe përparimin në rrugën evropiane.

Të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë angazhimin e tyre në dobi të procesit të reformave të Kosovës dhe aspiratave të saj evropiane.

Si partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare, që ka investuar më tepër se 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja konfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Gjithashtu lexoni:

Nëna e 26-vjeçarit të vrarë në Prizren kërkon burg të përjetshëm dhe prezencë të mediave në gjykim

Gërvalla viziton Gjykatën Themelore në Prishtinë – Degën në Drenas: Nuk ka Republikë të fortë pa drejtësi funksionale

LVV-ja pranon “ofertën” e Aleancës për presidentin

Kusari-Lila për kushtet e Aleancës: Projektet zhvillimore diskutohen përmes programit qeverisës dhe jo si parakushte politike

Formimi i institucioneve, Kurti: Duhet ta presim certifikimin e rezultateve

Kosova News 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Nëna e 26-vjeçarit të vrarë në Prizren kërkon burg të përjetshëm dhe prezencë të mediave në gjykim
15:10 -01/07/2026
Tirana rrezikon të mos jetë nikoqire e samitit të radhës të NATO-s
15:09 -01/07/2026
Anulohen 70 fluturime në Zurich të Zvicrës për shkak të stuhive
14:42 -01/07/2026
Bastisja nga Krimet Ekonomike, sekuestrohen mijëra euro, armë e autobotë për transporte derivatesh
14:39 -01/07/2026
Pesë të vdekur nga zjarri në një ndërtesë banimi në Belgjikë
14:19 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?