KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja i kërkon Shkupit të bëjë reforma të thella në sistemin gjyqësor
Rajon

BE-ja i kërkon Shkupit të bëjë reforma të thella në sistemin gjyqësor

Kosova News
Kosova News 23:57 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut të bëjë reforma të thella në sistemin gjyqësor të vendit, duke vlerësuar se ai ka arritur në “një pikë kritike”, pas skandaleve të shumta lidhur me lirimin e shumë zyrtarëve të korruptuar nga ndjekja penale nga periudha e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, vjetërsimin e lëndëve edhe lirimin nga burgu të disa prej tyre.

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer, i paraqiti të martën 40 masa të një grupi të ekspertëve evropianë, të cilat, tha ai, duhet të jenë prioritet i tanishëm i autoriteteve maqedonase, por edhe i çdo qeverie të ardhshme për ta vënë në binarë sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut.

Masat kanë të bëjnë me reformimin e Këshillit Gjyqësor, përkatësisht ndryshimin e mandatit të anëtarëve, procesin e përzgjedhjes së anëtarëve, përmirësimin e praktikave të transparencës, rritjen e pavarësisë financiare të organit dhe përfshirjen e shoqërisë civile në përzgjedhjen e anëtarëve në monitorimin e punës së tij.

“Duhet veprim urgjent për t’i adresuar këto probleme, sepse gjyqësori është në një pikë kritike. Problemet në Këshillin Gjyqësor janë grumbulluar prej kohësh dhe nuk janë adresuar me kohë dhe në mënyrë të duhur dhe sistematike”, tha Geer.

Këshilli Gjyqësor është institucioni më i rëndësishëm në gjyqësorin e vendit, sepse ai vendos për përgjegjësinë, disiplinën dhe shkarkimin e gjyqtarëve.

Kritikat ndaj Këshillit Gjyqësor për ndikime dhe presione politike janë theksuar edhe në një raport të Komisionit Evropian në nëntor, ndërsa vërejtje të ngjashme ka edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe nga organizatat joqeveritare në Maqedoninë e Veriut.

Raporti i KE-së vë në pah mungesën e përparimit në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit.

Janë kritikuar edhe ndryshimet në Kodin Penal, të cilat mundësuan ndërprerjen e shumë proceseve gjyqësore dhe uljen e dënimeve me burg për ish-kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski, dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë gjatë qeverisjes së tij nga 2006-2016.

Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor dhe veprimet e tij, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, në nëntor deklaroi se Këshilli nuk i ka përmbushur plotësisht obligimet ligjore dhe se veprimet e tij nuk janë në përputhje me pritjet e banorëve të Maqedonisë së Veriut.

OSBE-ja ka bërë një anketë me gjyqtarët, në të cilën më shumë se gjysma kanë deklaruar se nuk e konsiderojnë Këshillin Gjyqësor si organ praktikisht të pavarur në punën e tij./REL

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
13:15 -16/07/2026
Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë
12:49 -16/07/2026
Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?