KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja e gatshme t’i finalizojë përgatitjet për takimin e 18 marsit në Ohër
Politikë

BE-ja e gatshme t’i finalizojë përgatitjet për takimin e 18 marsit në Ohër

KosovaNewss
KosovaNewss 22:30 -14/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka përfnduar vizitën e tij katërditore në Kosovë dhe Serbi, pak ditë para takimit të radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak njoftoi se ka përfunduar edhe takimin e dytë me Vuçiqin, teksa tha se e ka dëgjuar atë lidhur me komentet që ai ka për aneksin e zbatimit të marrëveshjes dhe rrugën para në BE.

Pasi ka marrë përshtypjet nga të dy palët, nga Kurti e Vuçiqi, Lajçak deklaroi se është i gatshëm t’i finalizojë përgatitjet për takimin e rëndësishëm të nivelit të lartë, në Maqedoni të Veriut, që pason atë të mbajtur në Bruksel, më 27 shkurt.

“Pasi kemi marrë komentet nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, theksoi emisari Lajçak, pas takimit me Vuçiqin në Beograd.

Para se të shkonte në Beograd, Lajçak fillimisht u ndal në Kosovë, në një takim me kryeministrin Albin Kurti, të enjten.

Lajçak njoftoi se kjo vizitë, qëllim kryesor pati që BE të dijë se ku qëndron dhe si e sheh Kosova procesin e implementimit të propozimit evropian.

Ai pati deklaruar se takimi ishte frytdhënës, dhe se Kurti i ka dhënë më shumë informacione mbi qëndrimin e tij në këtë proces.

“Qëllimi i vizitës sime në Prishtinë sot është për të diskutuar mbi implementimin e dokumentit me kryeministrin Kurti dhe mund të them se patëm diskutim konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë frytdhënës mbi këtë. Por, qëllimi kryesor i vizitës është të marr informacione se si e sheh Kosova implementimin. Dhe ky takim i ka përmbushur pritshmëritë e mia në këtë kontekst. Tash di më mirë se cilat janë pritshmëritë edhe të Kosovës për implementimin”, deklaroi Lajçak para mediave.

Përpos vizitës së përfaqësuesit të BE-së, në Prishtinë dhe Beograd do të zbarkojë edhe I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok

KosovaNewss 14/03/2023 14/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?