Sot ka vazhduar xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës.
Dy ndeshje tejet interesante janë luajtur në Podujevë e Suharekë.
Llapi ka arritur një fitore të madhe në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur lideren e tabelës, Dritën.
Llapjanët ia morën tri pikë Dritës, pas fitores minimale të arritur në Podujevë.
Llapi fitoi 1-0, me golin e shënuar nga Ardit Tahiri në minutën e 16-të të takimit.
Me këtë fitore, Llapi del nga zona e rrezikshme, duke u pozicionuar i shtati tashmë me 26 pikë.
Ndërkohë, Drita mbetet e para ME 50 PIKë.
E Ballkani sot u nda në paqe me Prishtinën.
Suharekasit e shënuan golin e epërsisë në minutën e 80-të, por ishte Gnapi i Prishtinës që iu kundërpërgjigj në minutën e 92-të.
Ballkani me barazimin e sotëm mbetet 10 pikë larg Dritës.
Prishtina shkon në kuotën e 31 pikëve.
Ndeshjen e ardhshme, Drita i bën konak pikërisht Ballkanit, me ndeshjen që luhet më 22 mars në Gjilan.
Ndërkohë, Llapi po atë ditë do të ketë punë me Ferizajn.


