Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
Bastisje po kryhen edhe në shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj.
Edhe Smakaj për një kohë ka qenë si këshilltar në kabinetin e Hashim Thaçit.
Bastisjet te Sahala i ka konfirmuar edhe avokati Artan Qerkini.
Ai ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.




