Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
Rastin e ka konfirmuar edhe avokati Artan Qerkini.
Ai ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.


