KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bastisen tetë lokacione, arrestohen dy persona për tentim-vrasjen e policit në Pejë
Siguri

Bastisen tetë lokacione, arrestohen dy persona për tentim-vrasjen e policit në Pejë

Kosova News
Kosova News 11:57 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion të gjerë në kuadër të hetimeve për rastin e “vrasjes së mbetur në tentativë”, që kishte ndodhur më 29 janar të këtij viti në rrugën “Mikel Marku” në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, Drejtoria Rajonale në Pejë, konkretisht Sektori Rajonal për Hetime, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Deçan dhe njësitë e përforcuara nga drejtoritë rajonale në Gjakovë dhe Gjilan, ka realizuar sot (16 maj) një plan operativ, i cili ka përfshirë tetë bastisje në lokacione të ndryshme.

Gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar: Tri armë zjarri, 19 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët aktualisht po intervistohen nga hetuesit në prani të avokatëve mbrojtës.

Rasti në fjalë lidhet me një incident të ndodhur në fillim të këtij viti, ku ishte sulmuar një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, ndërsa ishte raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri. Policia kishte nisur hetimet menjëherë dhe kishte identifikuar disa të dyshuar, prej të cilëve disa ishin në arrati.

Policia e Kosovës njofton se hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa thekson përkushtimin në luftimin e krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në vepra të rënda penale.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj spiunëve të BIA-s serbe, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan mbajnë trajnim të përbashkët  

Kompanitë e terroristit Milan Radojçiq sponsorizuese të qendrës sportive në Mitrovicen Veriore që e mbylli dje Policia e Kosovës

Policia në Prizren sekuestron 35 motoçikleta, gjobiten mbi 100 motoristë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një serbi për nxitje të urrejtjes etnike në Kosovë

Kosova News 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Gjykata Themelore konfirmon aktakuzën ndaj spiunëve të BIA-s serbe, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit
17:56 -16/05/2025
Përfundon takimi në Stamboll: Rusia dhe Ukraina merren vesh për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit
17:41 -16/05/2025
Bjeshkët e Rugovës në Pejë mbulohen nga bora në mes të majit
17:30 -16/05/2025
Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan mbajnë trajnim të përbashkët  
17:03 -16/05/2025
Rizvanolli publikon vendimin e qeverisë së Isa Mustafës në vitin 2015 në kohën kur u miratua  ligji për liberalizimin e tregut të energjisë
16:50 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?