KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashota: Në Shtabin Qendror komunikatat janë shkruar nga jashtë, me to merreshin Xheladin Gashi dhe Nait Hasani
Siguri

Bashota: Në Shtabin Qendror komunikatat janë shkruar nga jashtë, me to merreshin Xheladin Gashi dhe Nait Hasani

Kosova News
Kosova News 18:45 -28/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sokol Bashota tha të enjten në Hagë se nuk ka njohuri për disa komunikata që janë shkruar nga UÇK-ja pasi, sipas tij, në kohën e Shtabit Qendror përpara se të fillonte lufta komunikatat janë shkruar nga jashtë.

Sipas tij, me këtë çështje janë marrë më tepër Xheladin Gashi dhe Nait Hasani, për të cilët Bashota ka thënë se ishin pjesë e Shtabit Qendror kur u organizuan aksionet e para të UÇK-së.

“Në kohën e Shtabit Qendror është thënë që komunikatat janë shkruar nga jashtë dhe me to është marrë me tepër dhe për këtë çështje është marrë më tepër Xheladin Gashi dhe Nait Hasani”, tha Bashota.

Këtë deklaratë Bashota e dha kur u  prezantua komunikata 29 ku thuhej se ishte kryer aksion kundër rektorit të Universitetit Serb në Prishtinë, armikut të përbetuar të shqiptarëve, Radivoja Popoviq ku ishte plagosur edhe shoferi i tij Nikolla Laliq.

Dëshmitari tha se për herë të parë po e sheh këto komunikatë kur u pyet se a është në dijeni nëse Shtabi e kishte tërhequr këtë deklaratë.

Sokol Bashota tha se nuk ka pasur Shërbim Informativ që nga viti 1993 dhe gjatë kohës sa ka qenë ai në Shtabin Qendror.

Më pas, në sallën e gjyqit u diskutua lidhur me disa dokumente për të cilat thuhet se ishin ardhur nga MUP-i serb e që mbrojtja i kundërshtoi që të pranoheshin në prova. Megjithatë, atyre iu dha një numër provizor dhe që vendimi për to pritet të merret në seancën e së hënës me 2 dhjetor 2024.

Pasi përfundoi kjo çështje, prokurori u kthye me pyetje tek dëshmitari lidhur me një takim të Shtabit të Përgjithshëm në Negrovc të mbajtur me 1998-ën.

“Nuk mund ta quaj mbledhje e Shtabit të Përgjithshëm por një takim ka ekzistu”, tha dëshmitari duke shtuar se në këtë takim ishte ai, lahi Brahimaj, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

Dëshmitari tha se ky takim ishte mbajtur në kohën kur kishin filluar qytetarët që të mobilizoheshin me armë e që ishin kyçur edhe vullnetarisht në luftë.

Sipas tij, në të njëjtën kohë ishin lansuar edhe propaganda të ndryshime kundër qëllimit të UÇK-së. Si rrjedhojë, ai tha se në atë takim u diskutua që të dilet me zë dhe të flitet për qëllimin e UÇK-së kështu duke e përcaktuar Jakup Krasniqin si zëdhënës të saj.

Bashota tha se në këtë takim janë diskutuar edhe për emërime të tjera por të cilat kanë mbetur vetëm në letër me arsyetimin se në atë kohë ka pasur grupe të vogla të ushtrisë të cilat nuk kanë mundur të ofrojnë pozicione.

Ai gjithashtu tha se nuk e dinë nëse drejtoritë në Shtabin e Përgjithshëm se kur janë krijuar por shtoi se kjo ka ndodhur pas takimit në Negrovc.

“Nuk e di saktë, por më vonë”, tha dëshmitari Sokol Bashota.

Veç kësaj, dëshmitari u pyet se a është i njohur me terminologjinë e NATO-s që përdorte fraza si “G1, G2 etj” për sektorët.

“Bislim Zyrapi është marrë kryesisht me strukturimin e UÇK-së dhe po janë vendos këto G1, G2, G3…”, tha ai duke shtuar se Zyrapi kishte mbërritur në Kosovë pak pas takimit në Nergroc.

Me kaq përfundoi seanca e sotme gjatë të cilës prokurori Halling njoftoi se i duhet kohë edhe për seancën e parë të 2 dhjetorit për t’i përfunduar pyetjet e veta për këtë dëshmitar.

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Kosova News 28/11/2024 28/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?