KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Basha takon përfaqësuesit e Sindikatës së RTK-së: Kemi mundësi ligjore për zgjidhjen e problemit të pagave
Politikë

Basha takon përfaqësuesit e Sindikatës së RTK-së: Kemi mundësi ligjore për zgjidhjen e problemit të pagave

Kosova News
Kosova News 17:01 -10/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radios së Kosovës, pas protestës së mbajtur nga punëtorët e këtij institucioni publik.

Basha ka bërë të ditur se fillimisht ka dalë për t’u takuar me protestuesit dhe më pas i ka pritur përfaqësuesit e tyre në Kuvend, ku kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë për pagat e punëtorëve dhe funksionimin e qëndrueshëm financiar të RTK-së.

“Sot, gjatë protestës së Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radios së Kosovës, dola për t’i takuar protestuesit dhe më pas i mirëprita në takim përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Biseda jonë u zhvillua me përkushtim dhe mirëkuptim, me synimin për të gjetur zgjidhje të drejtë për pagat e merituara të punëtorëve të RTK-së dhe për funksionimin e qëndrueshëm financiar të institucionit publik të transmetimit”, ka shkruar Basha.

Ai tha se, si kryetar i Kuvendit, ka dhënë mbështetjen e tij të plotë për zgjidhjen e kësaj situate, duke theksuar se tashmë ekziston mundësia ligjore për të vepruar në këtë drejtim.

Basha shtoi se në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit ka kërkuar formimin e komisioneve parlamentare, në mënyrë që të hapet rruga për themelimin e Komisionit për Buxhet, i cili do të mund të miratonte raportin financiar të RTK-së dhe të mundësonte procedimin e mjeteve përmes Thesarit të Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se përveç Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetje për këtë proces kanë shprehur edhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë joserbe dhe nënkryetari i Kuvendit, Nenad Rashiq.

Megjithatë, Basha ka theksuar se kjo mbështetje ende nuk është e mjaftueshme për funksionalizimin e komisioneve, pasi për themelimin e tyre kërkohet pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së deputetëve dhe miratimi me shumicë të thjeshtë.

“Në frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi, u bëj thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve të tjera parlamentare që ta mbështesin këtë iniciativë, sepse votimi për komisione nuk është çështje politike, por çështje e funksionalizimit të institucionit publik të transmetimit dhe mirëqenies së rreth 700 familjeve që jetojnë nga puna dhe pagat e punëtorëve të RTK-së,” ka përfunduar Basha.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 10/11/2025 10/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?