KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Basha: Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica
Politikë

Basha: Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica

Kosova News
Kosova News 11:55 -26/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se ky institucion dhe vet shteti është i ndërtuar mbi sakrifica shumëvjeçare.

“Ky institucion është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica dhe mbi besimin e përbashkët se liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica të panumërta, mbi gjakun, mundin dhe qëndresën e atyre që besuan se e ardhmja e kombit ishte më e rëndësishme se vet jeta e tyre”, ka thënë ai.

Ai gjatë fjalimit të tij ka nderuar historinë e grave dhe figura publike të cilat ndikuan në shtetndërtimin e Kosovës në etapa të ndryshme kohore. Vazhdoi me nderimin e kontributit të ushtarëve të UÇK-së, të cilën e sollën lirinë dhe figurës paqeruajtëse të Ibrahim Rugovës. 

Basha ka thënë se Kosova mbetet një nga projekte më të suksesshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe se intervenimi i tyre shpërblehet me një vend të zhvilluar, emancipuar e demokratik.

“Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që s’e kemi parë më herët, por me të gjitha betejat unë besoj fuqishëm që ka qenë shkollë që i ka shërbyer demokracisë por edhe emancipimit tonë si shoqëri. Këto ballafaqime gjinden edhe në vendet më të zhvilluara dhe prandaj me rëndësi është që gjithçka është bërë në kuadër të konturave të debatit demokratik”, ka thënë Basha.

Basha, gjatë adresimit të tij si kryeparlamentar, ka bërë thirrje për Serbinë që të njeh shtetësinë e Kosovës dhe të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Nga ky Kuvend bëj thirrje për një Serbi të demokratizuar që njeh Kosovën si shtet të pavarur, një raport të fqinjësisë së mirë që ndërtojmë marrëdhënie të mira, ku mendojmë të ndërtojmë gjenerata që ndërtohen me respekt e tolerancë, e jo me urrejtje e konflikt. Ne jemi për ndërtimin e urave të bashkëpunimit, por edhe urave fizike që lidhin komunitetet tona në mënyrë që të kemi sa më shumë njohje e mirëkuptim dhe të mos lejojmë që gjeneratat tona që vijnë pas nesh, të rriten në injorancë të njëri-tjetrit”, ka thënë Basha.

Ai ka bërë thirrje për unifikim dhe bashkëpunim mes deputetëve në legjislaturën e nëntë.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 26/08/2025 26/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?