KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
Politikë

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Kosova News
Kosova News 11:44 -19/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas dështimit të përpjekjes së 18-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai tha se e kupton lodhjen e qytetarëve dhe mediave nga kjo situatë, por theksoi se LVV ka qenë konstruktive dhe ka marrë hapa konkretë për zhbllokimin e procesit.

“E di që është bërë pak e lodhshme edhe për qytetarët edhe për mediat edhe për krejt ata që na përcjellin. Me rëndësi është se po besoj që LVV tanimë ka treguar se është konstruktive në krejt hapat e procesit që për synim ka pasur zhbllokimin e Kuvendit të Republikës. Ju e dini se na po vijmë dhe po votojmë për. Bllokues janë ata që votojnë kundër”, tha ai.

Basha shtoi se pas trysnisë për një diskutim ndërmjet subjekteve politike, kryeministri Kurti ka lëvizur në këtë drejtim, por sipas tij LDK po refuzon të hyjë në qeveri me LVV-në pa PDK-në.

“Pastaj ka qenë një trysni e madhe se duhet një diskutim mes subjekteve politike. Kryeministri Kurti i ka thirr dhe ju e dini se ata nuk kanë ndërruar qëndrim. Pastaj është thënë se duhet një marrëveshje politike më gjithëpërfshirëse. Është bërë edhe kjo prej kryeministrit Kurti ku i është bërë ofertë LDK-së që ta bëjmë një marrëveshje edhe për Kuvendin edhe për Qeverinë por LDK-ja e ka refuzuar, por është një pyetje që duhet t’ia bëni LDK-së se pse ata refuzojnë të vijnë pa PDK-në”, nënvizoi ai.

Ai vlerësoi se është e palogjikshme që LDK refuzon një marrëveshje me Vetëvendosjen, kur me votat e përbashkëta do të mund të kishte një zgjidhje edhe për presidentin.

“Sepse për mua është e palogjikshme kur LVV vetëm me LDK-në, 48 + 20 bëjnë 68, përfshirë këtu edhe komunitetet joserbe, me 78 deputetë, arrijnë një qeveri dhe ia kishim dalë edhe te presidenti me bë një zgjidhje, por LDK refuzojë se tha na nuk vijmë pa PDK-në. Për neve është e papranueshme dhe ne refuzojmë të bëjmë çfarëdo oferte për PDK-në”, tha Basha.

Deputeti i VV-së u shpreh se pret që Gjykata Kushtetuese të dalë sa më shpejt me një përgjigje në lidhje me procesin e konstituimit, pas kërkesës së AAK-së për votimin e fshehtë.

“Shpresoj që Kushtetuesja të dalë sa më shpejt për t’i dhënë një përgjigje konstituimit të Kuvendit. Për ne është e qartë tanimë se aktgjykimi se votimi mundet me qenë i hapur ose i fshehtë. Ne jemi duke provuar alternativa të ndryshme, por është e pakuptueshme i gjithë ky bllokim nga ana e opozitës. Propozimi është i joni dhe për atë nuk bëhet kompromis. Uroj që Gjykata Kushtetuese duke e parë situatën ku gjendemi t’i japë përgjigje sa më parë kërkesës së AAK-së për votimin e fshehtë, por edhe kërkesës sonë për votat e vjedhura me postë nga LDK”, tha tutje Basha.

Gjithashtu lexoni:

Putini tallet me BE-në përmes Vuçiqit, Brukseli hesht dhe e paguan

ShBA ripërsërit mbështetjen për stabilitetin, Anu Prattipati viziton veriun pas mbylljes së zyrave paralele serbe

Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun

Dështon për herë të 18-të seanca konstituive për Kuvendin

Limaj: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut

Kosova News 19/05/2025 19/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Putini tallet me BE-në përmes Vuçiqit, Brukseli hesht dhe e paguan
15:45 -19/05/2025
ShBA ripërsërit mbështetjen për stabilitetin, Anu Prattipati viziton veriun pas mbylljes së zyrave paralele serbe
15:43 -19/05/2025
Mësohet data e ceremonisë së Topit të Artë
15:23 -19/05/2025
IKSHPK për mbeturinat në Prishtinë: Shtojnë përhapjen e sëmundjeve infektive
15:00 -19/05/2025
Dëmi mbi 412 mijë euro, 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik
14:44 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?