KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Basha: Me gjithë respektin për ambasadorin Hovenier, po reagon përtej mandatit që ka
Lajme

Basha: Me gjithë respektin për ambasadorin Hovenier, po reagon përtej mandatit që ka

Kosova News
Kosova News 23:22 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka bërë një reagim pas deklaratave të sotme të ambsasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili deklaroi se situata me dinarin tashmë ka ndikuar në kualitetin e raporteve SHBA-Kosovë. Qëndrimin e ambasadorit, deputeti Basha e ka vlerësuar si hap “përtej mandatit që ka”.

Deputeti Basha thotë se ambasadori amerikan po bën kërkesa “në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetuën tonë”. Sipas tij, kërkesat e Amerikës po e legjitimojnë Vuçinin për kërkesat e tij.

Ai në një shkrim të gjatë, e ka akuzuar ambasadorin edhe për “manipulim” me opinionin publik.

Reagimi i tij i plotë:

Me krejt respektin për ambasadorin amerikan, por si duket edhe ky po reagon përtej mandatit që e ka!

Fillimisht ta sqarojmë se serbët kanë drejtë me mbajt dinarin në banka, vetëm për transaksione ju kërkohet t’i bëjnë me euro, dhe atë duke ju dhënë mundësi për një kohë tranzicionale! Për më tepër, po u jepet mundësia që edhe xhirollogaritë t’i hapin falas! Dhe pas krejt kësaj ambasadori prapë vazhdon me konferenca për shtyp duke ushtru padrejtësisht presion ndaj qeverisë së Kosovës!

𝐕𝐞ç 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧𝐞 𝐬𝐞 𝐣𝐚𝐧ë 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐩𝐚𝐬𝐨𝐣𝐚 𝐭ë 𝐝ë𝐦𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐬𝐢 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐣ë 𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐳. 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫:

𝐄 𝐩𝐚𝐫𝐚, kjo kërkesë e juaja shkon në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetuën tonë! Tash reagimet e juaja vetëm çka po e legjitimojnë Vuçiqin në kërkesat e tij absurde. Kjo sallamadi ka zgjatë 15 vjet, dhe sikur ambasadat ta kishin pas këtë çështje kaq për zemër, kaherë e kishin kërku implementimjn. Qeveria megjithatë ka ofru të gjitha mundësitë për një tranzicion të arsyeshëm, ju thirni konferenca për shtyp me dyfishu presionin, pa asnjë argument të vetëm, por vetëm pse Vuçiqi atje po ankohet!

𝐄 𝐝𝐲𝐭𝐚, pse gjithë ky presion në Kosovën që synon me mbrojt ligjin e Kushtetutën, kurse ambasada Amerikane në Beograd fle gjumë dhe nuk i dëgjohet zëri për asnjë krim të Vuçiqit, e sidomos ato në raport me Kosovën! Torturon rival poltik pse kërkojnë falje për krime që rehe ju i dini, kidnapon policë, organizon sulme terroriste në Kosovë, diskriminon ndaj shqiptarëve në Luginë, dhe nuk ka konferenca atje.

Pse ky standard i dyfishtë ambasador? Pse jemi më të varfër, apo pse gëzoni respekt te populli dhe tash e keni marrë mirësinë e tyre si dobësi dhe sillesh këtu si shef shteti? Gabimin më t’madh e bëni nëse mendoni se mund të silleni si shef i shtetit vetëm pse jeni ambasador amerikan! Populli shqiptar ka respekt e dashni t’jashtëzalonshme për Amerikën, por shef e ka zgjedh Albin Kurtin, dhe jeni gabim nëse mendoni se e pranojnë çdo mendim të çdo ambasadori amerikan!

𝐄 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐚, po manipuloni me opinionin kur po i paketoni kërkesat e Vuçiqit si kërkesa të Amerikës! Ne po i refuzojmë ankesat dhe britmat e Vuçiqit, dhe refuzimi jonë nuk ka asgjë të bëj me Amerikën. Nuk është se e kemi ndaluar dollarin amerikan, të cilin dollar edhe familja ime detyrohet ta këmbej dhe s’ka asnjë ankesë, prandaj refuzojmë Vuçiqin, e jo Amerikën siç po e paketoni reagimin! Dinari mund të rëndoj raportet tona me Serbinë, por jo me Amerikën, sepse dinari nuk është valutë amerikane!

𝐄 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭, që mbetet  poashtu e paqartë, e padrejtë dhe njëkohësisht e pasinqertë, pse 90% energjise së ambasadorëve e shpenzoni me ankesa té Vuçiqit! E dimë që   Vuçiqi vetëm serbët në veri nuk i përfaqëson, për më tepër ua ka ndezur shtëpitë, automjetet dhe i ka troturuar me vite. Sot ky krim nuk ndodh mu për shkak se shteti i Kosovës e kontrollon atë pjesë.

𝑳𝒆𝒙𝒐𝒏𝒆 𝒌ë𝒕ë 𝒑𝒋𝒆𝒔ë 𝒔𝒆𝒑𝒔𝒆 𝒃𝒆𝒔𝒐𝒋 𝒌𝒂 𝒔𝒉𝒖𝒎ë 𝒓ë𝒏𝒅ë𝒔𝒊: Kur ju e merrni seriozisht Vuçiqin dhe ushtroni presion mbi Kosovën në emër të tij, kjo vetëm çka e fuqizon Vuçiqin dhe kriminelët e tij në veri, dhe rrjedhimisht e shton presionin tek serbët në veri, të cilëve po ju thuhet se Amerika po e lufton Kurtin dhe ne do të kthehemi shpejtë atje. Kjo është pasoja e ragimeve tuaja të paarsyeshme!

Për fund, unë e di që jeni ambasador amerikan dhe gjeni respekt e dashni në krejt Kosovën, por mendoj që nuk ju bën nder me abuzu me këtë repekt e mirësi, sepse ne e dojmë shumë Amerikën dhe vlerat që ajo përfaqëson, por kjo nuk nënkupton që duhet të ju bëjmë amin për kërkesat e Vuçiqit, që njëkohësisht janë komplet në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit!

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu
18:02 -14/07/2026
Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë
17:54 -14/07/2026
Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?