Ka filluar tashmë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhje kjo e cila është thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
Kryetari Basha së bashku me nënkryetaren Albulena Haxhiu kanë arritur tashmë në sallën ku pritet të mbahet mbledhja e kryesisë.
Por në këtë takim i cili është paraparë të fillojë në orën 13:00 mungojnë përfaqësuesit nga partitë opozitare.
Dy partitë opozitare kryesore LDK dhe PDK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.
Në mbledhje ka arritur dhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe, Emilija Rexhepi


