Barcelona ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke mbështetur trajnerin Hansi Flick pas komenteve të tij për caktimin e ndeshjeve përpara ndeshjes kundër Celta Vigo.
Klubi katalunas shprehu zhgënjimin me mënyrën se si La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit i kanë trajtuar oraret e ndeshjeve.
“Barcelona ka shprehur tashmë në disa raste gjatë këtij sezoni mosmarrëveshjen e saj me kriteret e përdorura nga La Liga dhe Federata Spanjolle e Futbollit për të vendosur oraret e ndeshjeve për ekipin tonë të parë”, shkruan fillimisht në ankesë.
“Ne besojmë, siç tha publikisht dje trajneri ynë Hansi Flick – dhe ne e mbështesim dhe ndajmë plotësisht pikëpamjen e tij – se organet përkatëse të futbollit në Spanjë duhet të jenë më të kujdesshme me klubet si na që janë të përfshira në çdo garë zyrtare në këtë fazë kyçe të sezonit”.
“Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe, pa injoruar se sa e vështirë është të organizosh një kalendar me kaq shumë ndeshje, Barcelona do të vazhdojë të mbrojë interesat tona me organet kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit”.
“Ne kërkojmë një kalendar sportiv që të jetë më koherent, një kalendar që mbron lojtarët gjatë pjesës më të kërkuar të sezonit”.
“Në këtë drejtim, Barcelona do të paraqesë një ankesë zyrtare tek autoritetet e futbollit për të parandaluar situatat që dëmtojnë figurat kryesore në lojë – lojtarët”.
FC Barcelona statementhttps://t.co/xEPX6w2Uhs
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 19, 2025
Barcelona e përfundoi deklaratën duke përsëritur shqetësimin e saj.
“Kalendari duhet të strukturohet me më shumë kujdes. Shëndeti dhe performanca e lojtarëve varet nga kjo”, përfundon letra e Barcelonës.