KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë këtë edicion
Sport

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë këtë edicion

Kosova News
Kosova News 21:47 -23/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Joan Laporta e kishte të qartëpas ndeshjes së të dielës në ‘Santiago Bernabeu’, se Barça duhej të bënte disa lëvizje për të denoncuar golin që nuk iu dhurua Lamine Yamal në pjesën e parë të El Clasicos.

Presidenti i klubit mbërriti të hënën me idenë për të vënë në dukje publikisht gabimin e gjyqtarit dhe për të treguar indinjatën e një klubi që e konsideron veten të dëmtuar jo vetëm nga ndarja e drejtësisë kundër Real Madridit, por nga vendimet e marra nga gjyqtarët gjatë tërë kampionatit.

Por si vendosën blaugranasit që të veprojnë në këtë rast? Laporta donte ta bënte këtë kërkesë, i inkurajuar edhe nga njerëzit që i besonte më së shumti. Të udhëhequr nga Pere Lluís Mellado, kreu i departamentit ligjor të klubit, u vendos që të denoncoheshin publikisht ngjarjet dhe të hartohej një strategji për të vepruar dhe ndërmarrë veprime të ndryshme.

E para, të kërkojnë nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve imazhet dhe audiot e aksionit të  golit që nuk i është dhënë Lamine Yamal. Në rastin e dytë, nëse në një imazh tregohej se topi ka hyrë plotësisht në portë, klubi do të kërkonte të përsëritej ndeshja.

Siç ka mësuar ‘Qu`t’hi Jugues’, as Komiteti Teknik i Gjyqtarëve e as Federata Spanjolle e Futbollit nuk do të marrin pjesë në kërkesën e Barçës, e cila duhet të shkojë në selinë e Komitetit nëse dëshiron të ketë akses tek videot.

Barça e ka mbështetur kërkesën e saj mbi një precedent që kishte ndodhur në ligën belge gjatë këtij sezoni.

Në derbin e zhvilluar mes Anderlechtit dhe Genkut që përfundoi me rezultat 2-1 për vendasit, u ngrit një dilemë e madhe për shkak të një goli që u anulua gabimisht dhe nuk u korrigjua për ekipin mysafir.

Genku kërkoi që ndeshja të riluhej dhe Këshilli Disiplinor i Federatës Belge ra dakord. Një muaj më vonë, Gjykata Belge e Arbitrazhit Sportiv pranoi ankesën e Anderlechtit dhe e anuloi vendimin.

Në fund, fitorja i takoi Anderlechtit dhe ndeshja nuk u ripërsërit. Sidoqoftë, pavarësisht vendimit të gjykatës belge, Barça do t’i vlerësojë të gjitha opsionet dhe do të shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore

Gjithashtu lexoni:

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme

Sonte Francë-Angli, sfida për vendin e tretë

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Kosova News 23/04/2024 23/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
77%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?