KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banorët në Gjonaj të Prizrenit ankohen për rrugën e dëmtuar
Ekonomi

Banorët në Gjonaj të Prizrenit ankohen për rrugën e dëmtuar

Kosova News
Kosova News 21:21 -22/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Banorët e rrugës “Batalioni i tretë” në Gjonaj të Prizrenit po kërkojnë nga Komuna e Prizrenit që ta riparojë rrugën që është dëmtuar gjatë punimeve për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas tyre, gjendja aktuale e rrugës po vështirëson qarkullimin me automjete. Zyrtarët komunalë pohojnë se rehabilitimi i rrugës do të realizohet pas përmbylljes së procedurave të prokurimit.

Dëmtimi i rrugës si pasojë e punimeve të realizuara vite më parë në sistemin e ujësjellësit po krijon telashe në qarkullimin me automjete për banorët e rrugës “Batalioni i tretë” në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Qytetarët e kësaj ane pohojnë se disa herë kanë kërkuar nga organet komunale që ta riparojnë rrugën e dëmtuar, porse një gjë e tillë nuk është realizuar deri tash.

“Asfaltimin, qysh e kanë filluar shtrimin e ujit do të thotë rrjetin e ri të ujit, nuk e kanë riparuar hiq, vetëm e kanë mbuluar ashtu e kanë lënë. Ne si banorë po mundohemi me tonën me e mbulu, po blejmë vet gurë e po e mbulojmë. Por nuk është zgjidhje, pa marrë masa institucionet pak, ne s’mund të bëjmë asgjë”, ka thënë Agron Cikaj.

“Kërkojmë me na e ndreq rrugën, kualitet, me na rregullu, jo me ardh me arnua e pas dy jave me u prish. Tash shyqyr i kemi institucionet tona duhet pak me na ofru njëfarë ndihme, njëfarë infrastrukture”, ka shtuar Kurtish Hodaj.

Zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se për këtë çështje procedura e prokurimit është iniciuar, dhe se sapo të përmbyllet do të nisë rehabilitimi i rrugëve në këtë fshat, raporton koha.

“Gjatë intervenimit normalisht që është bërë shkatërrimi i asaj infrastrukture rrugore, kështu që me të marrë informacionin si drejtori në kohën kur unë e udhëheqë këtë drejtori kemi hapur procedurat e tenderimit për të gjitha rrugët, të cilat janë të dëmtuara, të riparohen, faktikisht të asfaltohen. Kështu që është në procedurë tenderimi, presim shumë shpejtë të përfundojë edhe kjo procedurë, dhe të fillojmë me rehabilitimin e të gjitha rrugëve në fshatin Gjonaj”, ka thënë Çelë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike.

Komuna e Prizrenit në maj të vitit 2019 pati nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me MMPH-në për projektin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Gjonaj, ku sistemi i rinovuar ishte përuruar në dhjetor të vitit 2020.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 22/10/2022 22/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?