Banorët u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesë të Gjermanisë në ditën e Krishtlindjes pasi shirat e dendur çuan në përmbytje të mëdha.
Zonat në rajonet e Thuringias dhe Saksonisë së Ulët ishin ato që u dëmtuan më shumë.
Pamjet nga fshati Windehausen, në Thuringia, treguan shtëpi, fusha dhe rrugë të përmbytura, ndërsa njerëzit e detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre po kërkonin strehë.
Duke folur nga streha të hënën, presidenti i Thurigias, Bodo Ramelow, paralajmëroi se mund të kalojnë disa ditë përpara se njerëzit të lejohen të kthehen në shtëpi.
Në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Oberhausen, zjarrfikësit dhe zyrtarët e Agjencisë Federale për Ndihmën Teknike përforcuan një digë në lumin Ruhr me thasë rëre në një përpjekje për të parandaluar përmbytjet nga nivelet e larta të ujit.
Shirat e dendur kanë bërë që edhe lumenjtë në Belgjikën lindore të dalin nga shtrati ditët e fundit, ku autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për lumin që shënon kufirin me Gjermaninë.
Edhe zona të Holandës lindore u përballën me përmbytje.


