KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banorët në Bajçinë ankohen për dëmet nga rryma e dobët
Ekonomi

Banorët në Bajçinë ankohen për dëmet nga rryma e dobët

Kosova News
Kosova News 20:39 -22/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Banorë të fshatit Bajçinë në Podujevë ankohen se prej kohësh përballen me telashin e furnizimit të rrymës me tension të ulët. Për pasojë, ata thonë se në vazhdimësi u dëmtohen pajisjet shtëpiake. Për zgjidhjen e problemit, ata kanë adresuar kërkesa të shumta te institucionet kompetente, e në KEDS thanë se aktualisht nuk planifikojnë të investojnë në këtë fshat
Bisedat mes banorëve të fshatit Bajçinë në Podujevë nisin dhe mbarojnë për shqetësimin e njëjtë që kanë – rrymën e dobët.

Ata ankohen se shkaku i këtij problemi, në vazhdimësi u janë dëmtuar pajisjet shtëpiake, me kosto për buxhetin familjar.

Banori Xhevat Shala thotë se ai dhe bashkëfshatarët e tjerë janë detyruar t’i blejnë nga disa herë të njëjtat pajisje shtëpiake, që ua ka dëmtuar rryma.

“Në i ka dëmtuar pajisjet e të gjitha shtëpive. Ne i ka dëmtuar televizorët… Të gjitha pajisjet elektrike na i ka dëmtuar shumë herë. Edhe shtrenjtimet që po bëhen, ne jemi goxha në një situatë të vështirë. Të gjithë jemi thuajse pensionistë. Kah me i marrë ne paratë e me pagu gjithë atë rrymë, plus që jemi pa të. Me rrymë, po pa rrymë”, ka thënë Shala.

Edhe bashkëfshatari i tij, Bajram Shala, ka shprehur brengën e njëjtë.

“E bleva televizorin e ri, 350 euro e kam marrë. Për një muaj e ka djegë. I ka djegë makinën e larjes së teshave… të gjitha mjetet çka i kam pasur i ka djegë”, ka thënë ai. “Rrymën muaj për muaj e paguaj. Paratë me i marrë e mos me ardhë me e shiku gjendjen, me e forcu rrymën, a paret muaj për muaj i marrin”.

E banori Rrahman Shala është ankuar se me gjithë ankesat e bëra, kanë munguar veprimet për përmirësimin e situatës.

“Këto shtylla janë të gjitha të vjetra, para lufte. Kemi bërë kërkesa edhe për shtylla, edhe për rrymë, edhe për trafo mirëpo nuk po na përgjigjen”, ka thënë ai.

I pyetur lidhur me çështjen, zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, tha se aktualisht nuk parashihet investim në këtë fshat.

“Aktualisht, në Bajçinë të Podujevës nuk parashihet ndonjë plan investiv. Megjithatë, KEDS-i do të vazhdojë ta mirëmbajë rrjetin elektrik shpërndarës aty, kurdo që është e nevojshme, deri në implementimin e një projekti investiv, i cili paraprakisht duhet të aprovohet nga ZRRE-ja”, ka thënë Krasniqi.

Telashe me tension të ulët të rrymës ka edhe në fshatrat Jezerc, Nerodime, Balaj e Manastirc, e për të cilat Krasniqi paralajmëroi investime brenda vitit.

“Plani investiv njëvjeçar për vitin 2025 është dërguar në ZRRE dhe jemi në pritje të aprovimit. Në fshatrat Dobrosh, Pacaj, Kallavaj dhe në një pjesë të madhe të zonës së Gjakovës po investohet në rrjetin e tensionit të mesëm, dhe është planifikuar konvertimi në nivelin 20kV”, ka thënë ai.

Që nga viti 2013, kur KEDS-i e nisi operimin, kompania ka pasur për obligim të investojë deri në 300 milionë euro në rrjetin elektrik shpërndarës për një periudhë 15-vjeçare. Sipas KEDS-it, deri më 2024, janë investuar mbi 278 milionë euro.

Gjithashtu lexoni:

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Rriten çmimet e derivateve

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Kosova News 22/03/2025 22/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?