KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 1.75 për qind
Rajon

​Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 1.75 për qind

Kosova News
Kosova News 17:04 -03/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot rritjen me 0.25 pikë përqindje të normës bazë së interesit, duke e çuar nga niveli 1.25 % në nivelin 1.75 %, e cila është rritja e tretë brenda këtij viti.

Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko tha se BSH e vlerësoi të nevojshëm përshtatjen e qëndrimit të politikës monetare me kushtet e reja të rritjes së inflacionit.

“Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rrisë me 0. 5 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%; të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75% dhe të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 0.25% në nivelin 0.75%”, deklaroi Sejko.

Ai vuri në dukje se në gjykimin e Këshillit normalizimi i politikës monetare do të krijojë kushte më të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit afatmesëm.

Në të njëjtën kohë, politika monetare do të vijojë të mbetet në kahun akomodues gjatë gjithë procesit të normalizimit dhe nuk do të cenojë premisat e rritjes ekonomike.

Guvernatori deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës do të monitorojë me kujdes dinamikën e presioneve inflacioniste në periudhën në vijim. Ai mbetet i gatshëm të ndërhyjë në kohën dhe me forcën e duhur për të garantuar stabilitetin e çmimeve në vend./Atsh

Gjithashtu lexoni:

Milloshoski: Përveç ndryshimeve kushtetuese Bullgaria ka edhe dhjetëra kërkesa tjera

KE demanton “takimin e gjatë” të Vuçiqit me Von der Layen: U takuan rastësisht

Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

Shqipëria hedh një hap tjetër drejt integrimit në BE

Rama në Shkup: Jemi më afër se kurrë anëtarësimit në BE

TAGGED: niveli, norma e interesit
Kosova News 03/08/2022 03/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate
20:53 -01/07/2025
Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Vetëm një temperaturë është e përshtatshme për larjen e rrobave me ngjyra – shmangni këtë gabim të zakonshëm
20:42 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?