Banka Botërore ka bërë të ditur se janë duke vazhduar punimet në rinovimin e Kanalit të Ibrit, kanalit kryesor të ujit në Kosovë.
E gjithë kjo po bëhet për të siguruar furnizim dhe cilësi më të mirë të ujit për 500,000 njerëz që banojnë në Prishtinë si dhe në vendbanime tjera të Kosovës.
Këto punime financohen nga Banka Botërore në kuadër të projektit Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit.
“?Po vazhdojnë punimet në rinovimin e Kanalit të Ibrit, kanalit kryesor të ujit në Kosovë, për të siguruar furnizim dhe cilësi më të mirë të ujit për rreth 500,000 njerëz që jetojnë në Prishtinë dhe vendbanime tjera të Kosovës qendrore. Punimet po bëhen në kuadër të projektit Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit, që financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga ndërmarrja publike Ibër-Lepenci.”, thuhet në njoftim.