Ballkani ka pësuar humbje 1-0 pëballë Larnes në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Pas vetëm tetë minutash, kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës rrezikoi me anë të Ismajlgecit, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë ishte e pasaktë.
Hamidi rrezikoi në minutën e 15-të, por portieri i Larnes ishte shumë i vëmendshëm.
Ilir Daja u detyrua të bëjë zëvendësim, pasi Gentrit Halili (22’) u lëndua, duke lëshuar vendin për Gerab Smajlin.
Në minutën e 33-të, Karrica bëri një gjuajtje të fuqishme, por Ferguson e zgjati këmbën, duke shpëtuar Larnen.


