KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ballkani mposht Malishevën dhe mbetet në vendin e parë në tabelë
Sport

Ballkani mposht Malishevën dhe mbetet në vendin e parë në tabelë

Kosova News
Kosova News 16:22 -10/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 24-t në Superligën e Kosovës.

Ballkani regjistroi fitore si vendas ndaj Malishevës, për të vazhduar të jetë lider në tabelë edhe pas kësaj jave.

Kampioni në fuqi i Kosovës triumfoi me rezultatin e pastër 2:0, me të dy golat të shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Nazmi Gripshi (50′), e më pas edhe Mamadou Danfa (71′).

Ballkani pas kësaj fitore ka 51 pikë në krye të tabelës, një më shumë se Llapi, që renditet i dyti.

Malisheva mbetet e katërta me 41 pikë.

Fitore sot regjistroi edhe Feronikeli ’74 në udhëtim ndaj Lirisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” përfundoi me rezultatin 0:2.

Edhe në këtë përballje fituesi u përcaktua në pjesën e dytë, teksa vlen të përmendet se në fundin e pjesës së parë portieri i vendasve, Stivi Frashëri, priti penalltinë e ekzekutuar nga Florent Avdyli.

Robert Rrahmani (47′) dhe Ibrahim Cervadiku (73′) realizuan golat e fitores për skuadrën nga Drenasi.

Prizrenasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 67-të, kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Diellor Beseni.

Feronikeli ’74 tani ka 26 pikë dhe renditet i shtati në tabelë. Liria vazhdon të jetë në pozitën e fundit (10) me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Gjithashtu lexoni:

Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit

Bokserja Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

Lionel Messi rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës

Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio

Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll

Kosova News 10/03/2024 10/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë
13:03 -17/05/2025
Kremlini lë të hapur mundësinë e takimit Zelenski–Putin, por ka disa kushte
13:02 -17/05/2025
Macron: Uroj që javët e ardhshme të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi
12:47 -17/05/2025
`Dita kundër homofobisë`, Guerot vendos në ambasadë flamurin e LGBT+
12:27 -17/05/2025
Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person
12:18 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?