Ballkani është fitues i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2023/2024.
Në finale Ballkani e mposhti Prishtinën, të mërkurën në Drenas. Ndeshja u vendos në penallti. Suharekasit fituan me rezultat 4:2.
Goditjen e Albin Krasniqit e ndali Enea Koliçi, ndërsa Ardian Muja goditi shtyllën.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa rezultati nuk ndryshoi pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Në gjuajtjet nga pika e bardhë më të suksesshëm ishin lojtarët e Ballkanit.


