Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Astanas, në Kazakistan.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0-0.
Kampioni i Kosovës bëri paraqitje të mirë, por nuk gjeti rrugën e golit.
Me këtë barazim, Ballkani renditet në vendin e tretë në Grupin C me 4 pikë, aq sa ka edhe Astana në vendin e dytë.
Viktoria Plzen është lidere e grupit me 9 pikë, e cila nga ora 21:00 luan me Dinamo Zagrebin, e cila është e fundit me 3 pikë.