Si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë, kanë humbur jetën një djalë pesë vjeç dhe nëna e tij.
Pas konfirmimit të vdekjes së një fëmije 5-vjeçar nga vërshimet në Pejë, Policia e Kosovë ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete edhe nëna e tij që ishte e zhdukur.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor rreth orës 01:20 të dielën, ka bërë të ditur Policia.
Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në kërkim të personit të zhdukur, ka konfirmuar Policia në komunikatën për media në orët e para të së dielës.
Po ashtu edhe në lagjen “Fidanishte” dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spital.



