Njësitet e Policisë së Kosovës kanë nisur në orët e hershme të së mërkurës aksione kundër veprave të ndryshme penale, siç janë fajdeja e krimet kibernetike, por edhe një tjetër kundër keqpërdorimeve që dyshohet të jenë bërë në Ndërmarrjen Publike Banesore.
Disa detaje për këto tre aksione ka dhënë edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelala Sveçla, i cili tha se angazhimi për luftimin e çdo lloj krimi do të intensifikohet, ndërsa ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur.
“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, tha Sveçla në një reagim të lëshuar në rrjetin social.


