KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani thekson se Serbia po i financon strukturat kriminale – Escobari shpreh mbështetjen e ShBA-së për aspiratat euro-atlantike të Kosovës
Politikë

Osmani thekson se Serbia po i financon strukturat kriminale – Escobari shpreh mbështetjen e ShBA-së për aspiratat euro-atlantike të Kosovës

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 10:32 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Kosova ka qenë, dhe është palë konstruktive në dialogun me Serbinë, dhe ka gatishmëri që të rrisë angazhimin, me qëllim të intensifikimit të këtij procesi, por është Serbia ajo që po pengon, duke mos respektuar marrëveshjet e  përkrahur dhe financuar strukturat kriminale.

Ajo i ka bërë këto deklarata pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Shfrytëzova rastin për të shprehur pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale, të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë edhe frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara”.

Sipas saj, përveç refuzimit, Serbia vazhdon “t’i mbështesë ato financiarisht”.

- Reklamë -

‘Serbia jo vetëm që refuzon t’i shpërbëj këto struktura kriminale, por në fakt i mbështet financiarisht e politikisht. ShBA nuk ka aleat më të madh se populli dhe shteti i Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojnë bashkërisht për shumë çështje të shumta dhe paqen e stabilitetin në rajon”, është shprehur Osmani.

Kurse i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qenë i shkurtë në fjalën e tij.

Ai ka thënë se ShBA-ja mbështet rrugën e Kosovës në proceset euroatlantike.

“Pata dëshirë që të shpreh mbështetjen e vazhdueshme për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe gatishmëria për të thelluar partneritetin në këtë kohë. Jam krenar që them që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm si po kontribuon Kosova, në mënyrë pozitive, në agjendën e përbashkët për demokraci dhe liri. E falënderoj Kosovën që do të jetë nikoqire e atij organizimi këtë fundjavë”, ka thënë emsari amerikan.

E paraprakisht presidentja Osmani ka përmendur se angazhimi amerikan është i pazëvendësueshëm për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon dhe ka thënë se Kosova po punon për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

“Për ne është ë rëndësishme mbështetja e rrugës demokratike dhe euroatlantike të Kosovës nga aleatët tanë amerikanë. Në këtë drejtim zyra ë pah edhe përkushtimin e institucioneve të republikës së Kosovës për t’i ndërmarrë hapat konkret për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Potencova edhe rëndësinë e fillimit sa më parë të dialogut strategjik ndërmjet dy vendeve tona bazuar në iniciativën e ndërmarrë muaj më parë”, ka thënë Osmani./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kreshnik Llabjani 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
18:35 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?