KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani, Konjufca dhe Kurti, gjithçka që deklaruan pas nënshkrimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian
Politikë

Osmani, Konjufca dhe Kurti, gjithçka që deklaruan pas nënshkrimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian

Kosova News
Kosova News 11:58 -14/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Krerët shtetërorë të Kosovës e kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Aplikimi u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.

LIVE (VIDEO) – Ceremonia e nënshkrimit – Kosova aplikon zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Presidentja Osmani e cilësoi si “historike” nënshkrimin e aplikimit të anëtarësimit në bllokun evropian.

“Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme”, tha Osmani duke shtuar se aplikimi për anëtarësim në BE është një hap drejt përmbushjes së ambicieve evropiane të Kosovës.

Dorëzimi i aplikimit pritet të bëhet më 15 dhjetor në Pragë të Çekisë, shtetit që aktualisht kryeson presidencën e bllokut evropian.

Presidentja Osmani tha se për Kosovën nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër pos BE-së.

“Kosova sot është mishërim i vlerave mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe frymon me shpirtin evropian”, tha ajo dhe theksoi se shteti e meriton të jetë pjesë e BE-së.

“Rruga jonë përpara është e qartë, procesi i anëtarësimit në BE nuk është i njëtrajtshëm dhe procesi në tërësi mund të jetë afatgjatë. Por, ne jemi të vendosur që t’ia dalim me sukses”, tha e para e vendit.

Presidentja Osmani: Sot është ditë historike për vendin tonë

Kryeparlamenti Konjufca tha se për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor anëtarësimi në BE është i rëndësishëm, sepse, sipas tij, blloku ofron stabilitet, siguri, demokraci dhe prosperitet zhvillimor.

Ai tha se pret që pas dorëzimit të aplikimit, Komisioni Evropian të rekomandojë dhënien e statusit të vendit kandidat, dhe më pas shtetet anëtare të bllokut të mbështesin anëtarësimin e Kosovës.

“Marrja e statusit të vendit kandidat ka peshë të konsiderueshme dhe me të drejtë konsiderohet si vula e parë e perspektivës evropiane. Për këtë arsye, e ftojmë Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian, Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së që ta demonstrojnë përkushtimin dhe përkrahjen e tyre ndaj Kosovës, por edhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e miratuar unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim”, tha Konjufca.

Konjufca: Sot ditë e rëndësishme, Kosova e meriton të bëhet vend kandidat për BE

Edhe kryeministri i vendit Albin Kurti e ka quajtur si moment historik për Kosovën nënshkrimin e dokumentit për aplikim edhe zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti ka bërë të ditur se aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë.

“Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe avancuese. Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne. Ne do të ecim përpara me meriton tonë, me aftësitë tona për t’i përmbushur kriteret. Pengesat dhe sfidat i kalojmë me zhvillim demokratik dhe progres shoqëror”, ka thënë Kurti.

Kurti e quan moment historik: Shpejtësia me të cilën do të ecim në këtë rrugë do të varet nga ne

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtetet anëtare të bllokut, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Shtetet mosnjohëse janë: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllok, pasi deri më tani kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë këtij viti nisën procesin e bisedimeve, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina këtë javë ka marrë statusin e vendit kandidat.

Kosova po ashtu është shteti i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në.

Gjithashtu lexoni:

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

Kosova News 14/12/2022 14/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan
20:01 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?