Mbrojtja e Thaçit tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua nga grup vullnetarësh dhe ishte një forcë guerile.
Avokati Gregory Kehoe tha se fillimisht u krijuan njësi në nivelin vendor, por gjatë ofensivës serbe së verës së vitit 1998 këto njësi u shkatërruan dhe UÇK-ja më pas në nëntor të po këtij viti u riorganizua.
“Pas ofensivës, në nëntor 1998, UÇK konfirmon sërish Azem Sylën si komandant i përgjithshëm, jo Thaçin”, tha avokati.
Ai shtoi se Thaçi ishe vetëm një prej drejtorëve të nëntë drejtorive që kishte UÇK-ja.
“Thaçi Nuk kishte asnjë përgjegjësi komande për strukturat në terren”, theksoi Kehoe.
UÇK-ja “nuk kishte strukturë komande”
Madje mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se për shkak të ofensivave serbe në Kosovë, më 1999, shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, kishin ikur nga Kosova.
“Ofensiva serbe e dyta, po flasim për fushatën masive të vitit 1999, pengoi çdo mundësi që UÇK-ja të vepronte apo funksiononte si një njësi e bashkuar”, tha avokati Gregory Kehoe.
“Nuk kishte strukturë komande të UÇK-së dhe me siguri nuk kishte strukturë efikase”, shtoi ai.
Thaçi dhe tre të akuzuarit e tjerë akuzohen se kanë themeluar Shtabin e Përgjithshëm dhe se ky trup ka shënjestruar “kundërshtarët” e perceptuar të UÇK-së.
Aktet e lokalizuara të dhunës u kryen edhe nga njerëz që prezantoheshin si UÇK
Ndërkaq avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, duke folur për periudhën pas çlirimit të Kosovës dhe nisjes së administrimit të Kosovës nga UNMIK-u, tha se krime mund të kenë ndodhur në nivel lokale me motive hakmarrjeje.
“Aktet e lokalizuara të dhunës individuale të nxitura nga zemërimi, urrejtja, mungesa e llogaridhënies ishin të pashmangshme”, tha Kehoe duke thënë se njerëzit që ishin kthyer nga dëbimi i gjetën pronat e tyre të djegura dhe të dëmtuara.
“[Aktet e dhunës] shpesh shkaktoheshin nga kriminelët, elementët keqbërës të UCK-së, njerëz që prezantoheshin si UÇK, mbanin uniforma të blera në rrugët e Prishtinës e gjetkë”, tha tutje avokati.
Ai prezantoi edhe një pjesë të intervistës dhënë në korrik të vitit 1999 të ish-gjeneralit të NATO-s, Ëesley Clark lidhur me krimet hakmarrëse ndaj serbëve lokalë.
“Ka qindra e mijëra njerëz që po kthehen mbrapsht. Kanë ndodhur gjëra të tmerrshme, por ka edhe serbë që mendojnë se do të jenë fajtorë për shkak të etnicitetit të tyre. Ka përpjekje legjitime që pronat t’i kthehen pronarëve. Është periudhë që po merret hak, po lahen hesape”, është cituar të ketë thënë Clark.
Përmendet roli i Adem Demaçit
Avokati i Hashim Thaçit ka folur sot për Adem Demaçin dhe ndikimin që e kishte ai në UÇK, duke përmendur largimin e Azem Sylën nga funksioni i Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë konferencës së Rambujesë, pa e ditur as ai, as Thaci.
“Sa i takon aftësisë së Thaçit për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë, kjo vihet në dyshim nga një sër faktorësh. Faktori i parë është se duhej të ekzistonte njëfar aprovimi nga Adem Demaci. Adem Demaci ishte përfaqësuesi i përgjithshëm politik dhe autoriteti suprem politik i UÇK-së. Gjatë konferencës në Rambuje u largua për të shkuar në Slloveni, që t’i merrte miratimin dhe mbështetjen e Demaçit.
Rrustem Mustafa- Remi ka kërcënuar
Tutje, mbrojtja e Thacit kanë publikuar disa prej videove dhe deklaratave, ku komandantë të Zonave si Rrustem Mustafa – Remi, apo Sylejman Selimi.
“I kemi kërcënuar, i kemi thënë se nuk guxoni të nënshkruani”, thotë Komandant Remi në një video të moçme, që e lëshuan sot në gjykatë.
“Këto kërcënime nuk erdhën vetëm nga komandantët e zonave dhe Thaçi nuk i sajoi në Rambuje. Këto janë të reflektuara edhe në librin e Christopher Hill”, vazhdon tutje avokati i Thaçit, Keohe.
Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë: